GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërdorim detyre/ Kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK

12:17 - 28/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A

Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema përfundon në SPAK.Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje tregojnë se kalvari i padrejtësive dhe përpjekjeve nisi 2 vite më parë kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim. Sot pas një hetimi 2-vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e çështjes dhe i ka dhënë të drejtë Bahos pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort dhe një klinikë mjekësore në pronën e Bahos dhe në “tokë shtet”. Në përfundim Gjykata e Beratit vendosi që bashkia të pushojë cenimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen ndërsa bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit.

Por është hera e dytë që Memaj paraqitet në SPAK. Në 2020 ajo është paditur në prokurorinë e Beratit, për shpërdorim detyre një çështje pronësie nga një qytetar, por prokuroria e Beratit tha se çështja ishte përcjell në SPAK, për mungesë kompetencash. Një banor i Njësisë Administrative Poshnje, në Bashkinë e Dimalit, ish-Ura Vajgurore, ka bërë një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë, Juliana Memaj dhe dy punonjësve të zyrës së Urbanistikës në këtë bashki, Agim Çuni dhe Pandi Pilo.

Qytetari Petrit Baho, në kallëzimin e bërë akuzon bashkinë e Dimalit dhe kryebashiaken Memaj, se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve 90’ në marrëveshje me bashkinë, me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar një qytetari tjetër. Kryetarja e bashkisë Memaj, dhe as institucioni që ajo drejton nuk iu përgjigjën pyetjeve përkëtë  çështje deri në publikimin e shkrimit. Sipas kallëzimit, bashkia ka cenuar pronën e familjes Baho, pas një urdhri të firmosur nga kryebashkiakja në të cilin kërkohej lirimi i pronës pasi ajo prekej nga punime publike për një lulishte.

Etiketa: dimalkryebahskiakeKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Iu gjet snajperi në makinë/ Reagon ish efektivi RENEA-s: Çanta erdhi nga Britania e Madhe, nuk e dija çfarë ishte brenda

Iu gjet snajperi në makinë/ Reagon ish efektivi RENEA-s: Çanta erdhi nga Britania e Madhe, nuk e dija çfarë ishte brenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com