GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, duke e cilësuar këtë lëvizje si një veprim që nuk ka të bëjë me ndonjë sekret shtetëror.

Duka u ndal edhe te reagimet e Veliajt, i cili ka kundërshtuar transferimin, si dhe te zhvillimet e fundit politike dhe protestat studentore. Sipas kreut të PAA-së, kryebashkiaku i Tiranës, përmes një statusi në rrjetet sociale, u pozicionua dukshëm në krah të protestave të studentëve, pas reagimit të tij ndaj ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke nënkuptuar sipas tij situatën në Shqipëri.

“Sipas meje, Veliaj u vu dukshëm krah protestave të studentëve me statusin që bëri, pas reagimit ndaj Vuçiçit, por nëse zëvendësoje emrat me Ramën, ishte njësoj. Në këto momente Rama po ruhet nga të gjithë. Nuk është luftë parimore, janë prekur interesat”, u shpreh Duka.

“Burgu i Durrësit dihet që është më komod se Fieri. Në Fier ka shumë kontroll dhe është shumë e vështirë të përdoren komunikime, etj.”, deklaroi ai.

Duka u shpreh gjithashtu skeptik për argumentin e sekretit shtetëror që është përdorur lidhur me transferimin e Veliajt, duke e cilësuar situatën si një veprim të tepruar dhe qesharak.

“Nuk ka sekret shtetëror pas lëvizjes së tij, mendoj unë. Është butafori, qesharake. E degdisën një ditë nga Durrësi në Fier, tani të shohim si do të vijojë”, tha kreu i PAA-së.

Në vijim, Duka komentoi edhe marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se reagimet në mbështetje të Veliajt janë një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, përplasjet nuk lidhen vetëm me parime politike, por edhe me interesa dhe ndikime brenda vetë mazhorancës.

“Rama e ka nisur me shkelma që kur ka ardhur në pushtet. Në një farë mënyre, këto do t’i kthehen bumerang, ai nuk është profet siç e mendon veten. Edhe njerëzit brenda PS-së, këtu ka luftë brenda llojit dhe këta kanë ndikimet e veta, njerëzit e vet. Reagimet brenda PS-së në favor të Veliajt janë mesazhe edhe për Ramën, ndaj them se kazani zien edhe te PS-ja”, përfundoi Duka.

Duke folur për transferimin në burgun e Fierit, ai tha se kushtet e vuajtjes së dënimit në këtë institucion janë më të rrepta se në Durrës, veçanërisht sa i përket kontrolleve dhe mundësive të komunikimit.

“Burgu i Durrësit dihet që është më komod se Fieri. Në Fier ka shumë kontroll dhe është shumë e vështirë të përdoren komunikime, etj.”, deklaroi ai.

Duka u shpreh gjithashtu skeptik për argumentin e sekretit shtetëror që është përdorur lidhur me transferimin e Veliajt, duke e cilësuar situatën si një veprim të tepruar dhe qesharak.

“Nuk ka sekret shtetëror pas lëvizjes së tij, mendoj unë. Është butafori, qesharake. E degdisën një ditë nga Durrësi në Fier, tani të shohim si do të vijojë”, tha kreu i PAA-së.

Në vijim, Duka komentoi edhe marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se reagimet në mbështetje të Veliajt janë një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, përplasjet nuk lidhen vetëm me parime politike, por edhe me interesa dhe ndikime brenda vetë mazhorancës.

“Rama e ka nisur me shkelma që kur ka ardhur në pushtet. Në një farë mënyre, këto do t’i kthehen bumerang, ai nuk është profet siç e mendon veten. Edhe njerëzit brenda PS-së, këtu ka luftë brenda llojit dhe këta kanë ndikimet e veta, njerëzit e vet. Reagimet brenda PS-së në favor të Veliajt janë mesazhe edhe për Ramën, ndaj them se kazani zien edhe te PS-ja”, përfundoi Duka.

gijotina.com/

Etiketa: Agron DukaErion Veliaj

Lajme të lidhura

“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1
Breaking Views

22:51 - 18/11/26
Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës
Aktualitet

22:12 - 18/11/26
Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

21:55 - 18/11/26
Para
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 30 Tetor 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1
Breaking Views

“Më dhunoi dhe më kanosi pse isha në protestë”/ Qytetari denoncon shefin e Komisariatit nr. 1

22:51 - 18/11/26

Një i ri ka akuzuar efektivët e Policisë së Shtetit se e kanë dhunuar brenda ambienteve të komisariatit, pasi u...

Lexo më shumë
Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Tabaku zbulon votën e PD për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

22:12 - 18/11/26
Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

Nuk u kthye pas lejes në burgun e Rrogozhinës, arratiset i dënuari Aurel Hoxha

21:55 - 18/11/26
Rama forcon propagandën, inspekton Agjencinë për Media dhe Informim

21:45 - 18/11/26
Ina Zhupa denoncon mungesën e minimumit jetik: Buxheti i Ramës godet qytetarët

21:24 - 18/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com