GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Kryebashkiaku anglez qe fshehu vizitën erdhi në Tiranë për Portin e Durrësit

15:48 - 02/07/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku anglez qe fshehu vizitën erdhi në Tiranë për Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë prezantimit të projektit për portin e ri tregëtar të Durrësit, Edi Rama, bëri një deklaratë që në atë kohë kaloi pa shumë vëmendje.

‘Në Europë çfarë ishte për t’u bërë në kuptimin e porteve është bërë, ky është një port me një rendësi të madhe strategjike për ekonominë dhe sigurinë. Porti ka pranë edhe një zonë ekonomike për rreth 60 hektarë, që ka interesin e vet nga pikëpamja përpunimit. Kështu nëse Anglia na bën ndonje propozim për te krijuar së bashku ndonjë situatë që mund të mos i pëlqejë BE por është e rëndësishme për të dyja palët, ne mund të brexitojmë një zonë dhe të vendosim një flamur anglez, të vendosim gjykatat angleze që te vendosin për konfliktet mes aktorëve, si në Dubai,’ deklaroi Rama.

Pak muaj para kësaj deklarate, Edi Rama kishte pritur në zyrën e tij, kryebashkiakun e Tees Valleyt në Britani. Deklarimi i Ramës dhe vizita e kryebashkiakut nuk janë pa lidhje me njëra tjetrën.

Një burim konfidencial i tha Oligarkia.al se një nga qëllimet kryesore të vizitës së Houchen në Shqipëri ishte pikërisht Porti Tregëtar i Durrësit. Kjo ishte dhe arsyeja se pse ai shoqërohej nga biznesmeni anglez Martin Corney dhe dhëndrri i tij shqiptar Orion Kotrri.

Negociata jo transparente

Burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se plani ishte që anglezët të investonin në ndërtimin e ri të Portit Tregtar në Porto Romano, çka shpjegon dhe prezencën e biznesmenit Martin Corney dhe dhëndrit të tij shqiptar, Orion Kotrri në delegacionin e Houchen.

Një muaj, pas deklaratave të Ramës për Brexit në Portin e ri të Durrësit, Autoriteti Portual deklaroi dhe skemën se si do të ndërtohej porti i ri. Sipas Pirro Vengut, porti do të ndërtohej përmes një Partneriteti Publik Privat, ku private do të financonte 54 për qind të kostos ndërsa shteti do të financonte 46 për qindëshin tjetër, përmes APD-së.

Por anglezët nuk donin të investonin paratë e tyre, ndaj Pirro Vengu i kërkoi Ministrisë së Financave që të lëshonte garanci sovrane për ndërtimin e portit të ri, edhe pse në fillim kishte deklaruar se buxheti nuk do të financonte asnjë lek për ndërtimin e Portit.

Skandali në Britani shpërtheu kur kryebashkiaku i Tees Valleyt refuzoi të regjistronte vizitën e tij në Shqipëri dhe shpenzimet përkatëse duke shkaktuar dhe debate të forta në parlament.

Lobime për takim kryeministrash?

I cilësuar si një nga njerëzit më të afër të Boris Johnson, Ben Houchen kishte dhe një tjetër mision në vizitën e tij në Tiranë. T’i paraprinte vizitës së kryeministrit të parë britanik në Shqipëri.

‘Takimi i kryebashkiakut Houchen në Tiranë vjen përpara një udhëtimi të planifikuar në vend nga Boris Johnson, më vonë gjatë vitit, për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Ai do të bëhet kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë vendeve,’ thuhej në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Tees Valleyt, qershorin e vitit të kaluar.

Por vizita e Johnson në Tiranë dështoi. Vetëm një muaj pas takimit të Houchen me Ramën, Boris Johnson dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik për shkak të skandaleve të brendshme në qeveri dhe revoltës brenda partisë.

Por misioni i Houchen me sa duket nuk mbaroi me dorëheqjen e Johnson. Një burim shumë afër qeverisë i tha Oligarkia.al se Ben Houchen ishte njeriu që ndërmjetësoi takimin e Edi Ramës me kryeministrin anglez Rishi Sunak në mars të këtij viti.

Në atë kohë, Edi Rama gjendej në vorbullën e skandalit McGonigal dhe i duheshin takimet e niveleve të lartë me udhëheqësit perëndimor për të treguar në publik se çështja McGonigal nuk i kishte prekur kredencialet e tij në Perëndim./’SYRI.NET

Etiketa: DurrësPORTI I DURRESTirane

Lajme të lidhura

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
Para
Partnerja e portierit gjerman çmend fansat e saj me fotot e fundit

Partnerja e portierit gjerman çmend fansat e saj me fotot e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com