GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK.

Nga informacionet paraprake thuhet se pas bashkëshortes Ajola Xoxa do pyetet dhe kryebashkiaku mbi hetimet e nisura për pasurinë dhe transaksione të dyshimta.

Po ashtu, ai është akuzuar nga nga opozita për korrupsion dhe vjedhje të parave publike, ku nuk kanë munguar edhe denoncimet e shumta ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme.

Hetimet po ndiqen nga prokurori Olsi Dado. Referuar raportimeve mediatike, SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule. Ndaj këtij të fundit ka dhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, ku akuzohet se ka ngritur një skemë të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin.

Prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Mëngjesin e 6 Dhjetorit, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAk ushtruan kontrolle në 6 individë, mes të cilëve dhe Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të Tiranës.

Kontrollet u ushtruan në zyrat e galerisë “Harabel”, fondacion i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa. Gjithashtu, kontrolle u ushtruan edhe në shtëpinë e prindërve të Xoxës, fakt ky i pranuar edhe nga Erion Veliaj në një reagim publik mbi hetimet.

Veç kontrolleve, SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt.

Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, të cilët kundërshtonin veprimet e SPAK dhe GJKKO, në lidhje me kontrollin e ushtruar mëngjesin e 6 Dhjetorit

Pak ditë më parë, GJKKO refuzoi dhe kërkesën e tyre për t’ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve në pronësi të tyre.

Ndërkohë, tre ditë më parë në SPAK u paraqit dhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit.

 

Etiketa: Kryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën
Aktualitet

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën

22:26 - 16/08/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!
Aktualitet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

21:58 - 16/08/26
Protestuesi: SHBA të shpallë non grata të gjithë qeveritarët, Rama është armik i Shqipërisë dhe Kosovës
Aktualitet

Protestuesi: SHBA të shpallë non grata të gjithë qeveritarët, Rama është armik i Shqipërisë dhe Kosovës

21:35 - 16/08/26
Para
Përdhunoi të miturën, arrestohet 19-vjeçari në Gjirokastër

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, çfarë dyshohet (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën
Aktualitet

Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën

22:26 - 16/08/26

Qëndresa e Divjakës ka hyrë në ditën e 17 në sheshin kryesor të qytetit. Divjakasit protestojnë kundra reformës territoriale administrative...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

21:58 - 16/08/26
Protestuesi: SHBA të shpallë non grata të gjithë qeveritarët, Rama është armik i Shqipërisë dhe Kosovës

Protestuesi: SHBA të shpallë non grata të gjithë qeveritarët, Rama është armik i Shqipërisë dhe Kosovës

21:35 - 16/08/26
Protestuesja ironizon Ramën: Në shesh kam parë flamingo e shqiponja, sorrat janë në karriget e pushtetit

Protestuesja ironizon Ramën: Në shesh kam parë flamingo e shqiponja, sorrat janë në karriget e pushtetit

21:21 - 16/08/26
Banorja e Zvërnecit: Rama tha se do të japë certifikatatat e tokës, bëri të kundërtën, i dëboi shqiptarët nga Shqipëria

Banorja e Zvërnecit: Rama tha se do të japë certifikatatat e tokës, bëri të kundërtën, i dëboi shqiptarët nga Shqipëria

21:03 - 16/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com