GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryebashkiaku Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, PD: Ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku emëron dhe firmos shkresa

13:53 - 17/09/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku Rexhë Byberi në “arrest shtëpie”, PD: Ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku emëron dhe firmos shkresa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi u vendos pak ditë më parë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK nën akuzën për “shpërdorim detyre”, teksa Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se pas vendosjes nën këtë masë, ai ka kthyer një kafene në zyrë ku firmos shkresa dhe dokumente.

Zëdhënësja për Anti-korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, përmes një deklarate nga selia blu tha se Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, ka komanduar në detyrën e kryebashkiakut të Tropojë, zëvendëskryetaren e tij, Zyra Islamja.

PD bën thirrje për shfuqizimin e këtij urdhri të brendshëm të kryebashkiakut Rexhë Byberi dhe emërimin me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë  të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit.

Deklarata:

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i denoncuar nga Partia Demokratike, dhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’, për një seri shkeljesh me procedurat e prokurimit dhe jo vetëm, sot ndodhet nën masën e sigurisë’arrest shtëpie’.

Byberi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ në bashkëpunim, për projekt idenë e ndërtimit të rrugës ‘Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules’, duke sjellë një dëm prej 2.7 milionë euro.

Edhe pse nën masë sigurie, ai vijon pa u shqetësuar me shkeljet e ligjit.

Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.

Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente respektimin e ligjit i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, prandaj kërkohet menjëherë:

1. Shfuqizimi i urdhërit të brendshëm të kryetarit nën arrest nr. 292, datë 09.09.2024.

2. Emërimi me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë  të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit;

3. Organet ligjzbatuese të monitorojnë nga afër respektimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’ nga ky person.

 

Etiketa: rexhe byberishkresa

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Kërkoi daljen nga 41 biss, GJKKO lë në fuqi vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’ (Emri)

Kërkoi daljen nga 41 biss, GJKKO lë në fuqi vendimin për 'të fortin e Lushnjes' (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com