GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryebashkiaku socialist del pas 2 orësh nga SPAK: Nuk kam lidhje me grupet kriminale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryebashkiaku socialist del pas 2 orësh nga SPAK: Nuk kam lidhje me grupet kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orës.

Pas daljes nga godina e SPAK, Marinaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal, duke i konsideruar si mashtrime pretendimet e Partisë Demokratike. Gjithashtu, ai tha dhe se nuk është nën hetim nga SPAK.

“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh kryebashkiaku socialist.

Ende nuk dihet arsyeja pse ishte thirrur sot Marinaj në SPAK dhe dosja për të cilën ka dëshmuar para oficerëve të BKH-së.

Kujtojmë se Tonin Marinaj është nën verifikim sipas ligjit të dekriminalizimit nga KQZ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme me kërkesë të grupit parlamentar të PD-së.

Demokratët pretendojnë se disponojnë informacione, ku ekziston dyshimi i arsyeshëm se Tonin Marinaj ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në dyshimet se ka kryer veprimtari të paligjshme.

PD pretendon se në vitin 2025 Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale.

Sipas PD, në datën 12 maj 2016, Zyra e Gjykatës për Hetime Paraprake, pranë Gjykatës së Firences, me gjyqtar Angelo Antonio Pezzuti pasi ka shqyrtuar kërkesën për gjykim dhe provat në ngarkim të të pandehurve, ku sërish relatohet se Tonin Marinaj është drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit mariuanë, ka vendosur caktimin e seancës gjyqësore paraprake në dhomë këshillimi në datën 13 tetor 2016.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike në Korrik të vitit të kaluar kërkoi fillimin e menjëhershëm të verifikimit të thelluar të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit nga kryebashkiaku Marinaj, si dhe referimin e gjetjeve përkatëse, për hetime të mëtejshme pranë SPAK), për nisje të hetimeve për fshehje të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit apo veprimtari të tjera kriminale.

Etiketa: kryebashkiakSpak

Lajme të lidhura

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26
Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Para
“Unë femër jam, sonte ke rastin”/ Një zë gruaje nga profili “Majli 544” futi në kurth Ramazan Mataj

DËSHMITË E PLOTA/ Vëllezërit Hasaj: Armën e mbanim në tavan, e vrava Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste
Aktualitet

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca do ta miratojë në mënyrë të njëanshme...

Lexo më shumë
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26
Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Deputetja e PS, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë

Deputetja e PS, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë

11:02 - 11/11/26
Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

10:50 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com