GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kryebashkiaku Veliaj takim me të rinjtë, përfaqësues në Lojërat Olimpike në Tokio

11:11 - 29/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku Veliaj takim me të rinjtë, përfaqësues në Lojërat Olimpike në Tokio
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Parku i Liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me kampionin e atletikës Izmir Smajljaj dhe futbollistin e mirënjohur Gjergj Muzaka, zhvilluan një takim me të rinj e të reja pak përpara zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Smajljaj ka rrëfyer se për rrugën e tij drejt suksesit është frymëzuar por dhe mbështetur shumë nga familja e tij të cilës i dedikon edhe titullin kampion europe në vitin 2017.

“Unë kam lindur në Shkodër, në një familje sportistësh. Babanë e kam pasur volejbollist po ashtu edhe xhaxhanë. Filloi edhe motra të merrej për një periudhë kohe, por e la. Më pas më futi babai në sportin e atletikës, ishte ai që më shtyu. Sportin e kam filluar në moshën 9-vjeçare e si cdo fëmijë kisha qejf të vrapoja, të ecja. Gradualisht duke bërë stërvitje, fillova të merrja pjesë në garat kombetare, ku fillova të spikat në garat e kërcimeve. Çdo kërcim që bëja ishte emocion i papaërshkueshëm dhe sa më shumë argëtohesha aq më shumë kisha motivim të ecja përpara. Duke parë lumturinë e familjes simë, kisha një motivim për më shumë e kështu arrita duke fituar gara e duke thyer rekorde deri kur erdhi viti i artë në 2017 ku dola Kampion i Europës”, tha Smajljaj.

Ai shtoi se në Tiranë ka gjetur gjithcka i duhej për tu stërvitur dhe për të ecur përpara.
“Kam pasur shumë sakfrifica, por që nga ardhja ime në Tiranë dhe pas Europianit, unë në Tiranë kam gjetur një dritare të hapur, kam pasur mbështjen e kryetarit dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë deri më sot. Që nga ardhja në Tiranë jam shumë i kënaqur me kushtet. Tirana i plotëson të gjitha kushtet për mua, sidomos me pistën e re që është bërë këtu. Shpresoj të kemi dhe një pistë tjetër me 6 korsi. Kryetari na ka dhënë fjalën që do ta bëjmë dhe shpresoj ta bëjnë sa më shpejt.Tirana është e mbushur me aktivitete sportive kështu që jam me fat që kam ardhur në Tiranë,” deklaoroi më tej sportisti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në sport ashtu si në jetë, duhet të përgatitesh shumë për të arritur rezultatin, por për të tha ai, duhet të jesh i fokusuar.
“Ndonjëherë sheh një njeri që e ka performancën vetëm disa sekonda, nga nisja deri tek kërcimi dhe ti thua, “sa gjë e lehtë, 4 sekonda për të ngritur flamurin tonë dhe një medalje”. Qartazi pas 4 sekondave janë vite të tëra, orë të tëra, mund i jashtëzakonshëm, një familje e tërë, një qytet i tërë, një skuadër e tërë që mbështet një njeri për ato 4 sekonda. Po të shihni edhe në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi ose jo sportistë, në çdo gjë që bëjmë ekziston një tribunë spektatorësh që thonë, “pse kështu bëhet?” Dhe pyetja është: Jeni të përgatitur mjaftueshëm që të rrini të fokusuar te gjëja që doni të bëni, apo do lejoni cilindo që ju vë stërkëmbësh, që ju përgojon, që ju dekurajon, që ka një arsye ose xhelozie, ose inati mundohet që të bllokojë suksesin tuaj? Unë besoj që mësimet që na vijnë sidomos nga sportistët është: Fokus, fokus, fokus. Edhe nuk ka rëndësi nëse do jenë Lojërat Olimpike të Tokios, apo nëse do jetë karriera juaj, apo nëse do filloni një biznes, apo nëse jeni pjesë e një skuadre, ose një ambicieje, pyetja është: Kush ka durimin, apo përqendrimin që të shkojë deri në fund dhe kush është gati të punojë ndoshta edhe 40 vjet, për 4 sekonda sukses?” u shpreh Veliaj.

Etiketa: Erion Veliajkryebashkiakuliqenilojera olimpikeparku kombetarsportistete rinj

Lajme të lidhura

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta
Aktualitet

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

12:07 - 17/12/25
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
Aktualitet

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

10:09 - 16/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit
Aktualitet

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Para
Ju sjellim +10 sugjerime parfumesh për sezonin e verës

Ju sjellim +10 sugjerime parfumesh për sezonin e verës

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com