GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave: Të keqen e prokurorëve të plepave, s’do jem në protestën e PL

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave: Të keqen e prokurorëve të plepave, s’do jem në protestën e PL
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK këtë të hënë në zbatim të masës detyrim paraqitje.

Fillimisht ajo u fut në GJKKO, ku tha se do të depozitojë një ankimim, por pa dhënë më shumë detaje.

Pas daljes, Kryemadhi, kur u pyet nëse nëna e saj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, u përgjigj: “Po. Që kur i kanë bërë kontroll në banesë, i bie që të jetë. Prokuroria ka ndjekur disa trike që nuk e kanë regjistruar si procedime penale, por edhe kur është marrë në pyetje nuk ka pasur avokat, pavarësisht se nuk ka pasur gjë për të fshehur. Në momentin që i është kontrolluar banesa, nuk mund të marrësh në pyetje njeri pa avokat. Por, janë procedura që ne do i ndjekim dhe kjo gjë do të shkojë në Strasburg për shumë shkelje”.

Në lidhje me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK-ut në 6 dhjetor, Kryemadhi tha: “Unë nuk merrem më me politikë. Kam filluar profesion tjetër, do të bëhem ndonjë ndihmës-avokate sepse me çfarë po shikoj, të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të kohës së Sali Berishës në nëntëdhjetën”.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. 10 ditë më parë, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të bllokuar dy pasuri të paluajtshme të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Përmes një komunikimi zyrtar, SPAK tha se masa e sekuestros preventive është caktuar mbi dy vila 4-katëshe tek Kodra e Diellit në kryeqytet, që përbëjnë 898 m2 sipërfaqe ndërtim në total.

Heqja e sekuestros mbi dy pasuritë e paluajtshme, mësohet se ka qenë objekti i ankimit të depozituar nga Kryemadhi në gjykatë këtë të hënë.

Etiketa: Monika KryemadhiPLSpak

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Në Bulqizë vazhdojnë tenderët dhe vjedhjet në projektin e fushës së futbollit. Që në ditët e para, pasi mori detyrën si kryetar i bashkisë Bulqizë

Manipulohet tenderi i Fushës së futbollit në Bulqizë, Festime Mjeshtri denoncohet në KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com