GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kryemadhi: Prokurorët na vunë përballë të dyve për të na provokuar, çështjen do ta ndjek në Strasburg

18:31 - 23/10/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: Prokurorët na vunë përballë të dyve për të na provokuar, çështjen do ta ndjek në Strasburg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, Monika Kryemadhi ka folur për mediat duke deklaruar se Ilir Meta nuk ka lidhje me akuzat dhe personat, pasi më këta të fundit sipas saj e ka prezantuar ajo.

Ajo u shpreh se në drekë ishte shumë e revoltuar, dhe me një ton më të zbutur tha se çështjet e Metës dhe të saj nuk duhej të ishin bashkuar në një dosje, pasi sipas saj ata janë në një konflikt bashkë, dhe se të vendosur përballë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, sipas saj është një provokim.

Në deklaratën e saj, Kryemadhi mori përsipër përgjegjësitë penale.  Unë kam qenë ndërmjetësuese që e kam prezantuar me filanin me filanin, nuk ka lidhje Ilir Meta. Megjithatë, se ndoshta në drekë ishim të revoltuar, kjo çështje duhej të ishte ndarë. Prokuroria ishte shumë provokative, të më pozicionosh në një sallë kur jemi në një konflikt të hapur, është absolutisht për të na provokuar dhe për bërë show.

Kjo e fundit u shpreh se avokati Genc Gjokutaj duhet të kishte kërkuar masë sigurie detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest në burg për vetë deputeten.

“Avokati Gjokuaj duhej të kërkonte arrest me burg për mua, dhe detyrim paraqitje për Ilir Metën”, theksoi Kryemadhi.

Lidhur me aktivitetin politik, Kryemadhi u shpreh: “Karriera politike nuk është e dosmosdoshme, e kam parë si instrument për të ndihmuar njerëzit, është mjet i rëndë për t’u mbajtur, metodologjia që është përdorur kundër familjes sime është e shëmtuar. Uroj që kjo gjë të mos jetë për të tjerët, sot në politikë ke kushërinj të bandave kriminale. Është shumë e thjeshtë, mund të mbyllësh karrierën politikë, por mund të hapësh një tjetër që është shumë e mirë dhe që e transformon politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie të më bëjë pis mua. Do shkoj edhe në Strasburg, kur t’i vijë koha, jo kur të vdes unë. I kam edhe tre trashëgimtarë.

Monika Kryemadhi përsëriti edhe njëherë deklaratat e saj se akuzat e ngritura ndaj Ilir Metës nuk kanë asnjë lidhje.

Për të, nuk është gjetur asnjë provë e re në çështjen CEZ-DIA dhe për këtë arsye Meta është bashkuar nga SPAK me akuzat që janë ngritur ndaj saj.

Kryemadhi ironizoi dhe një deklaratë që sipas saj prokurorët e SPAK bënë, sikur ajo ka bashkëpunuar me Ilir Metën për pagimin e një operacioni.

“Drejtësi e kastruar. E vështirë është që gjyqtarët të dalin kundër vendimit të prokurorisë. Për zotin Meta nuk mund të flas unë. Qëndrimi im është që për çdo gjë që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje. Nuk kanë pasur asgjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Meta nuk më erdhi as në spital kur u operova se do merrej me reformën në drejtësi. Nuk është problem që Ilir Meta është i rrezikshëm, por kështu e kanë ndarë mendjen. Mua më thanë sekret hetimor, ndërsa ju e kishit përpara meje. Më thanë që kam paguar 6 mijë euro me kartë dhe 5 mijë euro cash për operimin në bashkëpunim me Ilir Metën.”, tha Kryemadhi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Monika Kryemadhi

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Para
Avokati Genc Gjokutaj: Vendimi izolim politik, vendi po rrëshqet në diktaturë

Avokati Genc Gjokutaj: Vendimi izolim politik, vendi po rrëshqet në diktaturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com