GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryemadhi-Ramës: Hajde të shohim si punon inceneratori

13:44 - 01/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimet për inceneratorët,Monika Kryemadhi paraqitet sot në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku ka sjellë pamje të reja se si groposen mbetjet, ku tha se taksat e shqiptarëve vidhen dhe mbeturinat nuk digjen.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të trajtuar mbetjet në incenerator por skandali i vjedhjes vazhdon.

Ajo shtoi se djegia e mbetjeve për të prodhuar energji nuk ndodh, ndërsa qytetarët faturohen 4 ose 5 herë më shtrenjtë për këtë shërbim.

“Në 17 Janar 2023, i kam treguar me zë dhe figurë të gjithë shqiptarëve se si vidhen paratë e tyre përmes inceneratorit të Tiranës, ku mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, inceneratori merr 29 Euro/Ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve.

Droni i të vërtetës filmoi për 180 ditë, dhe në 17 Janar, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre se çfarë ndodh në Tiranë, që me grumbullimin e mbetjeve në një kamion të vetëm, edhe pse qytetarëve i kërkohet ti diferencojnë ato, por edhe panë faktin më skandaloz, se në Sharrë mbetjet as nuk diferencohen, as nuk trajtohen, lëre më të digjen për të prodhuar energji.

Sot, 75 ditë më vonë, ku pagesat e Erion Veliaj për Inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njëjti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës u ngrit sërish ditën e djeshme, dhe ju ftoj të shikoni pamjet eksluzive për shërbimin e trajtimit të mbetjeve që ndodh realisht në inceneratorin e Tiranës, për të cilin paguajmë 29 Euro/Ton.

Në këto 75 ditë, inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjysmë euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezlutojë 4 apo 5 herë më e madhe. Ja pra, që diferencimi e trajtimi i mbetjeve nuk ka ndodhur. Ja pra, që djegia e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk ka ndodhur.

Ja pra, që pagesa 29 Euro/Ton nuk shkon për të marrë nga inceneratori i Tiranës shërbimin e kontratës koncesionare, por ato para u kthehen në mënyra të tjera Erion Veliajt që i bën këto pagesa, dhe qeveritarëve të tjerë.I kërkoj Ramës, që sa humb kohë dhe para me izralitët duke paguar për lajme të rreme dhe duke blerë sekonda për të hedhur vrer në TV kombëtare kundra meje, bëhu kurajoz.

Hap dyert e inceneratorit dhe tregoji shqiptarve për krenaritë e tua. Shkojmë bashkë që sot. Përse fshihesh dhe nuk ben transparencë? ”, tha ajo.

 

 

 

Etiketa: inceneratorKryemadhi

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Ja kush fshihet në realitet pas “Papës me Balenciaga”

Ja kush fshihet në realitet pas “Papës me Balenciaga”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com