GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryemadhi: SPAK të arrestojë sekretarin e Ramës për inceneratorët, abuzoi me detyrën

11:08 - 23/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi: SPAK të arrestojë sekretarin e Ramës për inceneratorët, abuzoi me detyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka postuar një video në rrjete sociale ku flet sërish për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe skandalit me aferat korruptive të inceneratorëve. Kryemadhi shprehet se sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit, Ëngjëll Agaçi duhet arrestuar nga SPAK, duke e konsideruar atë si një nga aktorët kryesorë në aferën e inceneratorëve në Elbasan.

“Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit? Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin. Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave”, shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së akuzon sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrit se ka shfrytëzuar detyrën dhe fut në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të Ministrave procedurën “negocim pa shpallje”, ndonëse është i vetdijshëm se kjo procedurë ndalohet nga APP.

“Duke shfrytëzuar këtë komptencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës por faturën financiare të kontratës. Pra, miratohet fatura financiare pa u vënë në dijeni të kushteve financiare të saj” shton Kryemadhi.

Kryemadhi përfundon fjalën e saj duke thënë se Agaçi duhej të ishte para drejtësisë për aferën e inceneratorëve, pasi miratimi i kontratave koncesionare ka buruar nga një procedurë e paligjshme.

Për këtë shkelje, jo vetëm në inceneratorin e Elbasanit por dhe atë të Tiranës Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë.Pra, miratohet me VKM financimi i nje kontrate që buron nga një procedurë e paligjshme e provuar me shkresë dhe paralajmërim zyrtar nga Agjencia e Prokurimit Publik”, thuhet ne video. 

Etiketa: AgaciInceneratoretKryemadhiKryesore1lefter koka

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Propaganda nuk njeh limite, fjalët e fundit të të riut përdoren për të nxitur vaksinimin

Propaganda nuk njeh limite, fjalët e fundit të të riut përdoren për të nxitur vaksinimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com