GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrat e qeverisë nuk do të kenë pushime verore deri në fund të muajit gusht. Kryeministri Edi Rama do të vijojë traditën e takimeve informale të kabinetit qeveritar, të njohura si retreat, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Burime qeveritare i konfirmuan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se më 24 dhe 25 gusht ministrat do të raportojnë mbi ecurinë e punës dhe prioritetet e dikastereve që drejtojnë për muajt në vijim. Sipas të njëjtave burime, takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Pogradecit.

Paralelisht, brenda Partisë Socialiste po diskutohet mundësia e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në fillim të muajit shtator, përpara rifillimit të punimeve të Kuvendit, seanca e parë e të cilit është parashikuar më 7 shtator.

Nëse kjo mbledhje do të zhvillohet, ajo mund të shërbejë si momenti kur kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama, të shpallë ndryshime në kabinetin qeveritar. Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur se prej javësh qarkullojnë diskutime për një rifreskim të drejtimit në të paktën gjashtë ministri.

Megjithatë, çdo vendimmarrje mbetet në kompetencë të kryeministrit Rama, i cili edhe më parë ka ndërmarrë lëvizje të papritura në përbërjen e qeverisë.

Fillimi i shtatorit pritet të jetë një periudhë me zhvillime të rëndësishme, si për ekzekutivin ashtu edhe për Partinë Socialiste. Kryeministri ka rritur kërkesën për llogaridhënie ndaj drejtuesve politikë dhe ministrave, një qasje që është materializuar edhe përmes dokumentit “Besa”, të cilin e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.

Ndërkohë, nëse do të thirret Asambleja Kombëtare e PS-së, në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe mocioni për hapjen e një dialogu kombëtar mbi një marrëveshje të re për Shqipërinë, i depozituar nga deputetja Elisa Spiropali.

Etiketa: Kryesore1qeveria

Lajme të lidhura

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
Aktualitet

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Para
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!
Aktualitet

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26

Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com