GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa realiteti. Kryeministri u shpreh se vetëm kapja nuk e çliron një vend nga korrupsioni, por ky i fundit s’duhet të jetë shërbim alternativ.

“Korrupsioni është shumë më i madh në perceptim sesa në realitet. Jo se në realitet nuk është problem sepse akoma institucionet janë në formësim sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të suksesshëm në të keq, është hapësira që ai gjen si alternativë për personin ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë që institucionet nuk ia garantojnë. Shpesh e ngatërrojnë korrupsionin me persona të këqinj që duhen çuar në ferr dhe të shpëtojmë. Patjetër që ata që kapen duke bërë korrupsion, duhen dënuar. Kjo nuk e çliron një vend nga korrupsioni. Duhet që korrupsioni të mos jetë një shërbim alternativ i suksesshëm”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se procesi i negociatave nuk ka ngadalësim. Për ta bërë më të thjeshtë për të rinjtë, ai shpjegoi sesi funksionon ndërsa theksoi se Shqipëria është refuzuar 3 herë për hapjen e negociatave. Rama theksoi se negociatat tashmë janë hapur dhe duhet shfrytëzuar koha që kjo derë të mos mbyllet.

“Absolutisht nuk jemi në kushtet kur ka ngadalësim. Raporti i një vendi të BE dhe jo anëtar kalon mes 2 katesh, Komisioni Europian. Europa bën zgjedhjet, zgjedh Parlamentin Europian dhe më pas zgjidhen presidentja e Komisionit, komisionerët dhe çdo vend anëtar ka qeverinë e BE. Qeveria e BE është e vetmja që s’ka asnjë metër katror të vetin. Ajo merret me buxhetin, programet europiane që janë përtej buxheteve nacionale dhe ka edhe një territor që mbikëqyr që është territori i marrëdhënieve me ata të tjerët që duan të bëhen anëtarë.

Në kat të dytë janë udhëheqësit e 27 vendeve anëtare, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë, kryeministri i Polonisë, ata mblidhen dhe shikojnë raportin e Komisionit dhe mblidhen për të marrë vendim. Komisioni thotë duhet t’i hapim negociatat. Janë 27, mjafton njëri të thotë ‘jo’ dhe nuk hapen. BE është një organizëm që funksionon me konsensus dhe njëri të thotë ‘jo’ dhe nuk bëhet. Ne jemi propozuar 3 herë për të hapur negociatat dhe 3 herë jemi refuzuar. Na ka propozuar Komisioni sepse ne i kemi bërë të gjitha detyrat për të hapur negociatat, jo për t’u bërë anëtarë. Jemi refuzuar sepse një vend anëtar nuk na donte. Çfarë kishte me Shqipërinë? S’kishte asgjë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët, politikë. Procesi që të ngadalësohet është që ose vendi që do të shkojë bën gabime dhe vendoset në një pozicion jo të favorshëm dhe Komisioni fillon e ngre rezerva, ose politika e një vendi ngre rezerva. Sot nuk jemi në këto kushte, por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është sa kohë kemi? Dera është hapur dhe mund të mbyllet. E rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet. Duhet të bëjmë maksimumin në këto vite që kemi përpara ku duket që dera është qartësisht dhe plotësisht e hapur”, tha Rama.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, nuk munguan as batutat e kryeministrit Rama. Ai ‘piketoi’ një ‘të pavëmendshëm’ i cili po qeshte duke e pyetur cila ishte arsyeja dhe ai tha “për negociatat që do të hapen.” Ky lapsus i studentit të drejtësisë u vu në dukje nga Rama që i tha se “janë të tëra të hapura.”

Kryeministri: Pse po qesh?

Studenti: Po dëgjoja.

Edi Rama: Pse po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë.

Studenti: S’po qeshja.

Edi Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu.

Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.

Edi Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!

Studenti: Që do të mbyllen pra!

Edi Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Para
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com