GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke drejtuar kritika jo vetëm ndaj organizatorëve të tubimeve, por edhe ndaj eurodeputetëve që morën pjesë në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Gjatë një deklarate publike, Rama tha se Shqipëria nuk mund të realizojë projekte që bien ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se çdo zhvillim duhet të jetë në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian.

Megjithatë, ai ironizoi pjesëmarrjen e disa eurodeputetëve në protestë, duke deklaruar se “3-4 eurodeputetë erdhën këtu dhe flisnin përçart”.

Sipas kryeministrit, projekti për zonën e Zvërnecit është ende në fazën e zhvillimit dhe është hartuar me përfshirjen e disa prej arkitektëve më të njohur në botë.

Rama kritikoi kundërshtarët e projektit, duke thënë se po sulmohet një ide që ende nuk është realizuar dhe se vlerësimi duhet të bëhet pasi projekti të marrë formën përfundimtare.

“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk mund të ndërmarrë një projekt që nuk do të pranohej nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se me këtë nënkupton qëndrimet dhe kriteret e Komisionit Evropian.

“Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë, ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon BE, nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE.

Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkim Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të gjelbrat që erdhën këtu dhe flisnin përçart”, tha Rama.

Etiketa: eurodeputetetKryeministriKryesore1

Lajme të lidhura

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Para
Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Aksident tragjik në punë, humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”...

Lexo më shumë
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com