GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministri i Suedisë “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri i Suedisë “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë të enjten se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.

Është njoftuar se një varg protestash do të mbahen javën e ardhshme, të cilat mund të digjet libri i shenjtë i myslimanëve, ka thënë lideri i Partisë së Moderuar në një konferencë për media në Stokholm më 27 korrik.

Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat duhet të lejohen të mbahen apo jo.

“Nëse kërkesat për protesta pranohen, ne i kemi disa ditë ku rreziku është i qartë se gjëra serioze mund të ndodhin”, tha Kristersson, pa shpjeguar se çfarë nënkuptoi me këtë deklaratë.

Qeveria do t’i angazhojë 15 agjenci për forcimin e masave mbrojtëse kundër terrorizmit, njoftoi ai.

Aksionet islamofobike të grupeve të vogla në Suedi dhe në Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të Kuranit, kanë nxitur protesta të ashpra dhe kërcënime në disa vende myslimane.

Reagimet në Irak, qeveria e të cilit e përzuri ambasadorin suedez, ishin në veçanti të dhunshme.

Të mërkurën, Shërbimi i Inteligjencës i Suedisë, Sapo, paralajmëroi se djegia e Kuranit së fundmi ka krijuar rrezik të madh të siguruar në Suedi.

Në një konferencë për media të enjten, shefja e Sapo-s, Charlotte von Essen, theksoi se shkalla e paralajmërimit të terrorit nuk është ngritur ende, por shtoi se vendi ka kaluar nga një cak “i arsyeshëm” në një “prioritet” në sytë e ekstremistëve islamikë.

Përveç ekstremistëve në të dy anët, Suedia i fajëson aktorët shtetërorë dhe gjysmështetërorë për gjendjen e tensionuar. Përveç tjerash, Moska fshihej pas një fushate dezinformuese anti-suedeze, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Carl-Oskar Bohlin./REL

Etiketa: KuraniSuedi

Lajme të lidhura

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë
Breaking Views

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë

18:36 - 17/11/26
Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI
Aktualitet

Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

18:08 - 17/11/26
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26
Para
Nuk njeh vendimet e Këshillit, Basha: Më 29 korrik zgjedhim kryetarin

Nuk njeh vendimet e Këshillit, Basha: Më 29 korrik zgjedhim kryetarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë
Breaking Views

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët shoqërojnë një person, qytetarët reagojnë

18:36 - 17/11/26

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë, efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë qytetarët. Protestuesit duan që të protestojnë tek bulevardi...

Lexo më shumë
Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

Itali/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës – EMRI

18:08 - 17/11/26
Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17:30 - 17/11/26
Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

17:06 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com