GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministri polak: Kriza në kufi mund të jetë e udhëzuar nga Kremlini

09:05 - 22/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri polak: Kriza në kufi mund të jetë e udhëzuar nga Kremlini
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki po zhvilloi të dielën vizita në shtetet baltike, dy prej të cilave kanë gjithashtu kufi të përbashkët me Bjellorusinë, për të diskutuar konfliktin e emigrantëve që ai thotë se është i drejtuar nga Kremlini. Kryeministri polak ka njoftuar se do të vizitojë në vazhdim edhe kryeqytete të tjera të BE-së.

Perëndimi akuzon Bjellorusinë se ka krijuar artificialisht krizën duke sjellë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, dhe duke i afruar pranë kufirit me premtimin për një kalim të lehtë drejt Bashkimit Evropian.

Duke folur përkrah kryeministres së Lituanisë, Ingrida Simonyte në Vilnius, kryeministri polak Mateusz Morawiecki sugjeroi se Rusia po drejtonte veprimet e Bjellorusisë në krizën e emigrantëve dhe paralajmëroi se tensionet e fundit ishin vetëm fillimi i një problemi më të madh.

“Fatkeqësisht, ky është vetëm fillimi i një krize më të gjatë të shkaktuar nga regjimi i Lukashenkos, e udhëzuar ndoshta nga Kremlini… Ky nuk është një konflikt vetëm me Poloninë, apo në mënyrë artificiale me Lituaninë, por është një përpjekje për të shkelur kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kryeministri Morawiecki tha gjithashtu se Polonia ishte në dijeni se zyrtarët rusë dhe bjellorusë kishin kontakte me Uzbekistanin dhe Afganistanin.

“Me shumë gjasa, do të ketë një përpjekje për ta përdorur krizën në Afganistan si një tjetër valë të krizës së emigracionit”, tha kryeministri polak.

Morawiecki po zhvillon një seri bisedimesh në Evropë në lidhje me presionin e krijuar nga emigrantët në kufirin e Bashkimit Evropian me Bjellorusinë.

Ai u takua të dielën me homologët e tij nga tre vende anëtare të BE-së, Lituania, Letonia dhe Estonia, të cilat gjithashtu janë vendosur nën presionin e emigrantëve gjatë muajve të fundit, megjithëse në një shkallë më të vogël.

Bashkimi Evropian ka akuzuar udhëheqësin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko se po përdor emigrantët për të destabilizuar BE-në, në formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj regjimit të tij autoritar.

Bjellorusia mohon se ka krijuar krizën. Polonia po i refuzon emigrantët, duke thënë se po mbron kufirin për të gjithë Evropën. Ajo ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian, NATO dhe Shtetet e Bashkuara./ REL

Etiketa: krizekufi

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Transportonte kokainë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm

Transportonte kokainë, efektivi i RENEA-s shpallet i pafajshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26

Kryeministri Rama lëshoi fjalimin e tij të përjavshëm nga podkasti personal, ku nuk foli për asnjë moment për situatën katastrofike...

Lexo më shumë
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com