GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministri slloven flet pas vizitës në Ukrainë: Rusët nuk kanë shanse ta pushtojnë …

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Kryeministri slloven flet pas vizitës në Ukrainë: Rusët nuk kanë shanse ta pushtojnë …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, pas kthimit nga Ukraina ka folur për mediat sllovene ku ka treguar për situatën nw Kiev. Jansa ka thënë se në bazë të asaj që ka parë, ushtria ruse s’do të mund ta pushtojë kurrë kryeqytetin ukrainas.

Duke folur për televizionin slloven, kryeministri slloven tha se vizita e tyre ishte inkurajuese për udhëheqjen ukrainase. Sipas tij, sulmet në qendër të Kievit janë relativisht të rralla dhe qyteti nuk është i rrethuar.

“Kiev po sulmohet nga lindja dhe perëndimi, por forcat që sulmojnë qytetin janë shumë të dobëta për ta pushtuar atë. Ushtria ruse nuk do ta pushtojë kurrë Kievin”, tha kryeministri slloven.

Sipas Jansas, mund të ketë shumë krahasime midis agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe agresionit të Ushtrisë Popullore Jugosllave kundër Sllovenisë.

“Sa i përket ideologjisë, moralit, gatishmërisë për të sakrifikuar jetën për këtë konflikt ushtarak, është shumë e ngjashme me kohën kur sulmuan Slloveninë. Rekrutët rusë që janë robër lufte në Ukrainë flasin në mënyrë të ngjashme për NATO-n. Ata besojnë se janë në konflikt me agresorin, me NATO-n dhe jo me popullin vëllazëror”.

Jansa u shpreh i bindur se morali është i ulët edhe në fushat e betejës, sepse ushtria ruse nuk ka bërë përparim të dukshëm javën e fundit.

Ndërkaq, Jansa tha se presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e ka takuar në katin e parë të Pallatit Presidencial, jo në bodrum, por me masa të rrepta siguri. Ai shtoi se kryeqyteti ukrainas nuk do të dorëzohet. Tre kryeministrat u takuan edhe me ministra të tjerë për propozimet për një marrëveshje paqeje.

Etiketa: Janez JansaKryeministri i SllovenisëLufteRusiUkraineZelensky

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Orges Shehi për aludimet rreth aleancave: Në Shqipëri bishtit i vendosin bisht, Tirana ime nuk është për titull

Shehi: Nuk mendojmë për diferencën me Laçin, Tirana ka rival veten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26

Nga Ditmir Bushati Kancelari gjerman Merz na tha një të vërtetë të thjeshtë, që rrëzon shumë prej dokrrave të hedhura...

Lexo më shumë
Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar

Mjeku në protestë: Rinia të marrë fatet e vendit, nuk duam të ngjisim kockat e shqiptarëve të dhunuar

12:23 - 23/10/26
Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

Studentët i kërkojnë dorëheqjen! Rama ‘zhvesh’ 20 drejtorë të administratës, përfshirë Tatimet e Doganat

12:11 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Rama e akuzoi për trafik droge, studenti ia plas në sy: O pallosh, jam student mjekësie me mesatare 10

11:56 - 23/10/26
Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

Mjekët dalin me një deklaratë të përbashkët nga protesta: Nuk mund të heshtim, Rama të japë dorëheqjen!

11:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com