GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kryeministrja serbe frikësohet nga situata në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministrja serbe frikësohet nga situata në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se bashkëkombasit e saj në veri të Kosovës kanë ngritur barrikadat pasi është një e drejtë e tyre themelore njerëzore. Ajo u shpreh se frikësohet nga përshkallëzimi i metëjshëm i situatës, por nënvizoi se Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti.

Deklarimet e Brnabiç pasuan një protestë në territorin serb në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, të organizuar nga grupi famëkeq paramilitar rus Wagner.

Dhjetëra protestues kënduan këngë anti-Kosovë dhe dogjën një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”. Ata gjatë ditës u përleshën me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në territorin e Kosovës.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ngritën telat gjemborë në afërsi të kufirit në Jarinjë, në pjesën e territorit të Kosovës në përpjekje për të parandaluar çdo eskalim të dhunës.

Kryeministrja serbe Brnabiç tha se BE-ja dhe SHBA-ja po i dëgjojnë serbët e Kosovës “vetëm kur ata janë në barrikada”, por edhe “atëherë jo siç duhet”. Sipas saj, serbët e Kosovës i lëshuan institucionet pasi kanë kërkuar për më shumë se “dhjetë vjet respektimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Serbët e Kosovës ngritën barrikadat në kundërshtim të arrestimit të një ish-pjesëtari ser btë Policisë së Kosovës i dyshuar për shpërthimet në objektet e komisioneve komunale zgjedhore në veri, në përpjekje për të parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga presidentja Osmani, Kjo e fundit, ndërkaq, me një vendim tjetër shtyu për në prill mbajtjen e zgjedhjeve me arsyetimin e mungesës së kushteve të sigurisë.

“Në fund të fundit serbët e Kosovës janë në ato institucione duke iu falënderuar asaj Marrëveshjeje të Brukselit dhe kur Albin Kurti thotë se për të nuk ekziston Marrëveshja e Brukselit, atëherë nuk e di saktësisht se ku qëndron problemi pse serbët nuk janë në institucione”, tha Brnabiç.

“Presim nga bashkësia ndërkombëtare, fillimisht nga Brukseli por edhe Ëashingtoni që të bëjnë presion mbi Prishtinën që në një afat sa më të shkurtër të nisin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi marr të gjitha garancitë edhe nga përfaqësuesi i SHBA-së Escobar, se do ta bëjnë në një afat të shkurtër”, tha Brnabiç.

Etiketa: KosoveSerbeveri

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Furgoni i mallrave përplaset me motorin, i plagosuri në spital

Furgoni i mallrave përplaset me motorin, i plagosuri në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Aktualitet

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26

Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri vjedhjesh dhe...

Lexo më shumë
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com