GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryeministrja Serbe: Ushtria, tani mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministrja Serbe: Ushtria, tani mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç këtë të enjte në deklaratën e saj ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat Bërnabiç është shprehur se nuk qëndrojnë konstatimet se Beogradi nuk po bën krejt ç’ka është e mundur dhe se serbët nga Kosova gjithnjë e më pak po besojnë se shteti i Serbisë mund t’i mbrojë ata.

“Sikur Serbia të ishte më e dobët, sot do të kishim një Kosovë etnikisht të pastër. Serbia ka arritur të imponohet si një partner konstruktiv dhe i parashikueshëm, i cili vazhdimisht bën thirrje për paqe dhe stabilitet. Kështu që ju nuk mund të thoni që Beogradi është fajtor për diçka, por që Prishtina është burimi i paqëndrueshmërisë. Së dyti, sot Serbia është pakrahasimisht më e fortë ushtarakisht sesa ishte më parë. Sot, ajo mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi”, deklaroi Bërnabiçi.

Shefja e ekzekutivit serb përmendi vijat e kuqe të Serbisë që duhen kaluar për një intervenim ushtarak.

Kryeministrja serbe tha se dëshira e vetme e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është që me veprime të tilla policore t’i bëjë serbët të reagojnë dhe kështu “do ta pushtonte edhe veriun e Kosovës”.

“NATO-ja është garancia që në veri të Kosovës dhe Metohisë nuk do të paraqiten njësitet ROSU. Ato provokime janë të vazhdueshme dhe dëshira e vetme e Albin Kurtit është që serbët të reagojnë ndaj tyre, në mënyrë që ai pastaj të pushtojë edhe veriun e Kosovës dhe Metohisë. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është të tregojmë konstruktivitet, të apelojmë për paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu të themi se ka vija të kuqe dhe se ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin me çdo kusht”, thekson ajo.

Sipas saj, sikur situata e djeshme të vazhdonte edhe më tej, “që të vazhdonin të shtënat me armë ndaj serbëve dhe që njësitet ROSU të mos tërhiqeshin dhe të vinte deri te një spastrim i ri etnik ndaj popullit serb, ajo do të ishte vija e kuqe, dhe këtë ne s’do ta toleronim”.

Ndër të tjera, kryeministrja serbe tha se deri te tërheqja e djeshme e njësiteve ROSU nga veriu ka ardhur pas telefonatës që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pati me të dërguarin e BE-së dialogun, Miroslav Lajçak.

Etiketa: Ana Bërnabiç

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Para
U largua para ndeshjes me Poloninë, mediat spanjolle zbulojnë misterin për Ivan Balliun

U largua para ndeshjes me Poloninë, mediat spanjolle zbulojnë misterin për Ivan Balliun

TË FUNDIT

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26

Roja i sigurisë së bankës së nivelit të dytë, OTP, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, e cila u grabit një ditë...

Lexo më shumë
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş