GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryengritja e Postribës, Alibeaj mesazh: Të ndërtojmë një shoqëri me vlera  

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, projekti i Alibeajt: Të aksesohen nga të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kujtuar Kryengritja e Postribës në Shkodër. 9 shtatori i vitit 1946 shënoi kryengritjen e madhe Antikomuniste, teksa ishin hedhur themelet e diktaturës më të egër në Europën Lindore.

Në një në Facebook, Alibeaj sjell në vëmendje se kryengritja në fjalë u shtyp me pabesi. Demokrati thekson se Postriba mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë në diktaturë. Sipas Alibeajt, kjo ngjarje të detyron për të kthyer kokën pas, për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për të ndërtuar një shoqëri me vlera, jo peng i së shkuarës.

Reagimi i plotë:

9 shtator 1946, Kryengritja e Postribës!

Kryengritja e Postribës u shënua në histori si e para Kryengritje Antikomuniste në gjithë Europën Lindore. Në vitin 1945, pas asaj të Kelmendit, Koplikut, Bërdicës dhe Anës së Malit, kjo e Postribës, pati meritën se guxoi të sfidonte me një aksion sulmues regjimin komunist, bash në pikun e revanshit të tij.

Kryengritja, në pabesi, u shtyp me gjak! Atë ditë u pushkatuan publikisht 12 kryengritës. Të nesërmen nga 10 shtatori e për cdo ditë deri edhe gjatë vitit 1947, vijuan vrasjet e internimet me mbi 60 të vrarë.

Brenda 1 muaji në Shkodër u ngritën 11 burgje të përkohëshme dhe mbi 1200 qytetarë u arrestuan. Gjyqe të improvizuara ushtarake pasuan, dhe sheshet e Shkodrës u shndërruan në poligone të qitjes ushtarake të ekzekutimit. Kufoma të mbuluara e të pambuluara shiheshin ngado në sheshet e qytetit.

Postribasit dhe qytetarët e Shkodrës, u bënë dëshmitarë të ekzekutimeve publike pa gjyq.

Sot, 76 vite më pas nderojmë kujtimin e martirëve të diktaturës, respektojmë guximin e atyre burrave, që patën kthjelltësinë politike dhe gjykimin e pastër, të parashikonin se vendosja e komunizmit në Shqipëri do të ishtë pjesa më e zezë e historisë shqiptare. Ashtu sic edhe rezultoi dhe siç e përjetuan breza të tërë.

Postriba mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë në diktaturë. Një ngjarje që edhe sot na detyron të kthejmë kokën pas dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi dhe seriozitet sakrificën e atyre burrave që me aktin e tyre treguan forcën dhe vendosmërinë për të penguar instalimin e diktaturës. Mbetet në  përgjegjësinë tonë që saktifica e tyre të zerë vendin që meriton në histori dhe në ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe jo peng i së shkuarës.

I paharruar kujtimi i heronjve të Postribës!

Etiketa: AlibeajPD

Lajme të lidhura

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…
Breaking Views

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike
Breaking Views

Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

17:19 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…
Aktualitet

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Para
Nga paratë, flamujt dhe himni, si do të ndryshojnë tani simbolet mbretërore

Nga paratë, flamujt dhe himni, si do të ndryshojnë tani simbolet mbretërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa
Aktualitet

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

17:53 - 23/06/26

 I shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Jetmir Pepa është arrestuar në...

Lexo më shumë
Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

17:19 - 23/06/26
Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

16:58 - 23/06/26
“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommarsbahis girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet giriş