GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Kryengritja është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës është një zgjedhje e qëllimshme politike që synon rrëzimin e qeverisë përmes një “kryengritjeje paqësore”. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha akuzoi qeverinë për shtypje të opozitës dhe pretendoi se në Shqipëri po kufizohet pluralizmi politik dhe po ndikohet procesi zgjedhor.

Berisha tha se krimi i organizuar, ka ndikim në zgjedhje dhe përmendi deklarata të zyrtarëve europianë në mbështetje të këtij shqetësimi. Ai shtoi gjithashtu se Partia Demokratike është në proces riorganizimi dhe se drejtimi i saj do të vendoset vetëm përmes votës së anëtarëve të partisë.

“Së pari, nuk na dikton njeri ne dhe nuk na e ka diktuar taktikën tonë. Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë. Me besimin e plotë se kjo është më e mira. Vija e kuqe e jona është protesta gjerë në rrëzimin e Edi Ramës. E lodhshme, rraskapitëse, e mundimshme, por ne këtë kemi zgjedhur. Vija e kuqe e jona si protestë, gjer në rrëzimin e Edi Ramës është jetike jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë, që të ketë një opozitë me zë të fuqishëm.

Ata që mërziten nga protesta e Partisë Demokratike, gabojnë, në qoftë se janë kundërshtarë të regjimit. Gabojnë shumë. Protesta e Partisë Demokratike është zëri i atyre qytetarëve që guxojnë të dalin në rrugë. Për çfarë çështjesh? Dalin në rrugë për çështje të cilat janë njëlloj rrënuese për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet politike. Mendo pak njëherë sikur Partia Demokratike të mos dilte në rrugë, po të ndiqte shumicën e heshtur. Çfarë do të thoshte kjo për Shqipërinë? Çfarë do thoshte?

Do të keni një gjë parasysh, se Shqipëria sot është një diktaturë autoritare. Një diktaturë autoritare që dallon nga diktaturat totalitare, sepse kjo e pranon pluralizmin. Por kjo e shtyp pluralizmin. E shtyp pluralizmin. Ata të cilët kanë një dyshim në këtë, më lejo t’u shtrojmë pyetjen bashkë. Në të cilin regjim arrestohen si persona nën hetim vitin elektoral liderët e opozitës? A mund të realizoni ju se ç’do të thotë kjo? Në të cilin regjim? Vitin elektoral arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim. Cili është qëllimi i këtij, i këtij arrestimi? Qëllimi i tij është një dhe vetëm një, të marrë të grabisë zgjedhjet me çdo kusht. Në të cilin regjim përdoren kartelet e drogës për të përcaktuar rezultatet e zgjedhjeve, siç e përcaktuan në Durrës, siç e përcaktuan në Elbasan, siç e përcaktuan në Vlorë, në Fier dhe një seri qytetesh të tjera. Kur mendon, mos harro se këto kartela administrojnë miliarda, jo qindra milionë, miliarda euro. Dhe ato kanë vetëm një detyrë në bashkëpunimin politik, zgjedhjet, garantimin e fitores.

Nuk e di ku jeton, por do të përgjigjem për këtë lidhur me këtë fenomen me një deklaratë të Michael Gahler, deputet ndër më të nderuarit në Parlamentin Europian, koordinator i Partisë Popullore në Parlamentin Europian me grupe të tjera parlamentare. Çfarë tha? Çfarë deklaroi? Ai kryesoi delegacionin parlamentar të Parlamentit Europian në vëzhgimin e zgjedhjeve. Ai deklaroi në parlament, aty në Bruksel se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

Ndaj dhe në formulimin e mendimeve është e domosdoshme të mbahet parasysh realiteti. Unë, këtu në këtë bisedë me ty, u ndala vetëm në një aspekt, në aspektin e krimit të organizuar dhe të terrorit politik ndaj opozitës. Por mund t’u them tjetrën. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve u falën 2 miliardë gjoba dhe kamata. Me 2 miliardë gjoba e kamata, blen zgjedhjet jo në Shqipëri, me 1 milion e 400 mijë zgjedhës, por blen zgjedhjet në një vend dhe dy dhe tre herë më të madh. Vijmë tek Partia Demokratike. Partia Demokratike është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, në demokratikun që ka njohur.

Partia Demokratike ka garë, në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë. Por ka një kusht, i dashur Kris. Kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie. Për këtë të garantoj. Dhe çdo demokrat është i mirëpritur të, në garë, është i mirëpritur të zërë pozicionin dhe siguroj që po bëhet shumë punë për hapësira gjithnjë më të mëdha për të rinjtë, po kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër,”tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protesteRama

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Para
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com