Kryepeshkopi Janullatos pësoi hemorragji në stomak, mediat greke: Ja ç’thonë mjekët

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është transportuar me sukses në Athinë për diagnostikime të specializuara mjekësore.

Lajmi u konfirmua nga Valbona Duri, përfaqësuese e zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse, e cila theksoi se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit është e stabilizuar, por mjekët sugjeruan diagnostikime më të avancuara për t’u siguruar mbi shëndetin e tij.

Transportimi u realizua nga një avion i Forcave Ajrore Greke dhe një ekip i posaçëm i Shërbimit Kombëtar të Ndihmës së Shpejtë në Greqi (EKAV).

Ky hap erdhi pas një periudhe që nga 30 dhjetori 2024, kur Kryepeshkopi u shtrua fillimisht në një spital privat në Shqipëri për shkak të një viroze sezonale.

Media greke ‘Protothema’ shkruan se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është rënduar por në kontroll. Prej datës 30 dhjetor, Janullatos ishte i shtruar në një spital privat.

Sipas mediave greke, gjendja e Janullatos është në kontroll, por po dërgohet më Greqi për kontrolle mjekësore pasi ka pësuar një hemorragji në stomak.

Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë, me një avion të Forcave Ajrore.

Kujtojmë se Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Shqipëri prej 30 dhjetorit 2024, kur u bë e ditur se ai ishte prekur nga një virozë sezonale.

“Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991.

gijotina.com/

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT