GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kryeqyteti i Rinisë, kopsht zoologjik në vend të shkollave për rininë

19:00 - 06/06/22
në Editorial
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeqyteti i Rinisë, kopsht zoologjik në vend të shkollave për rininë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prani të kryeministrit Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi për publikun një destinacion të ri të kohës së lirë për fëmijët e kryeqytetit: Zoo Park Tirana, apo kopshti zoologjik i transformuar. Zoo Park ofrohet kësisoj si një mundësi shtesë për shkollat e Tiranës për të zhvilluar vizita në terren në kuadër të programeve mësimore të lëndëve të shkencave natyrore.

Nëse Tirana do të kishte më shumë mundësi të tilla, edhe më mirë do të bëhej për nxënësit kryeqytetas që t’i shpëtojnë kurthit të nxënies përmendësh të dijeve pa implikime praktike dhe pa metoda alternative për të përvetësuar të rejat shkencore që gjejnë në literaturën shkollore. Deri këtu, shumë mirë.

Por kur kthen sytë nga shkollat, kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit e kupton se ky është një operacion propagandistik që përpiqet të mbulojë jo vetëm gjendjen e mjeruar të institucioneve të mësimit në Tiranë, por paralelisht maskon interesat ekonomike të ndërtuesve që përfitojnë nga zaptimi i territoreve të gjelbërta të Tiranës. Një rast i tillë është masakra që po ndodh tek Kopshti Botanik ku qyteti po humbet jo vetëm një copë mushkërie, por edhe një mundësi për të zgjeruar Kopshtin ekzistues që mund të bëhej një përplotësues i mirë për edukimin, jetën kulturore dhe turistike të qytetit.

Për t’u kthyer tek institucionet arsimore në Tiranë, gjendja e tyre nuk i ngjan aspak një kryeqyteti europian, e aq më pak një Kryeqyteti Botëror të Rinisë. Shkollat e Tiranës janë shkolla me turne, shkolla pa ujë, shkollat pa banjo, shkolla me banjo të qelbura dhe burim epidemish, shkolla pa ngrohje, shkolla pa oborr, shkolla pa hapësira sportive, shkolla pa laboratore. Këto janë të gjitha nota ngelëse të Bashkisë së Tiranës që ka dështuar plotësisht me funksionin e saj arsimor.

Kopshtet dhe çerdhet e Tiranës janë ku thërret qameti. Të amortizuar, pa ngrohje, pa mjete mësimore, pa furnizime higjieno-sanitare, të mbingarkuara, këto qendra komunitare nuk ofrojnë minimumin e shërbimit të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të kryeqytetit. Ushqimi i ofruar në këto institucione është skandaloz. Fëmijët ushqehen sipas një menyje të denjë për mensat ditore të të varfërve. Si mund të ushqehet një 3 vjeçar me fasule për drekë? Si mund të ushqehet një 2-vjeçar me tarhana apo me tërshërë në mëngjes?

Siç kuptohet, Bashkia e Tiranës i shikon të gjithë këto zëra të buxhetit si mundësi përfitimi. Buka e ofruar në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është më së paku e pjekur një ditë më parë. Çuditërisht, një bukë e tillë kushton në faturat e Bashkisë 20 deri në 30% më shtrenjt se buka e ngrohtë, edhe pse furnizimi bëhet me shumicë dhe do të duhej të ndodhte e kundërta. Megjithatë, mediat nuk flasin dot për këto tema të ndjeshme dhe histori të pastra korrupsioni sepse redaksitë e tyre komandohen drejtpërdrejt nga zyra e propagandës e Erion Veliajt me lejet e ndërtimit, me tenderat dhe favoret që shpërndan Bashkia e Tiranës për pronarët e tyre.

Studimet e Bankës Botërore provojnë se lidhja ndërmjet dietës e kushteve të mësimit dhe performancës së nxënësve në të gjitha disiplinat është e fortë. Fëmijët që kequshqehen, që ulen për orë të tëra në klasat e ftohta për disa muaj rresht nuk mund të shkëlqejnë dhe nuk do të shtojnë ndonjë vlerë në tregun e punës nesër.

Fëmijët e kequshqyer të Tiranës, në klasat e mbingarkuara dhe pa ngrohje, në shkollat pa ujë dhe pa banjo, në mungesë të laboratorëve të shkencave dhe teknologjisë, nuk e ndjejnë mungesën e disa kafshëve, gjysma prej të cilave plastike, të kopshtit zoologjik të rinovuar. Përpara se të kenë nevojë për vizita studimore në terren, ata kanë nevojë për minimumin e kushteve në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e tyre.

Me sa duket, qytetarëve të Tiranës do t’u duhet të presin derisa këto probleme të shndërrohen në modele biznesi për drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, siç janë bërë burim përfitimi edhe ndërtimi i disa shkollave që u rrënuan me pretekstin se ishin dëmtuar nga tërmeti. Ato kushtojnë disafish më shumë se sa shkollat që ndërtohen nga donatorët e huaj si BE apo qeveritë e vendeve perëndimore.

Dështimin e Bashkisë së Tiranës me institucionet e arsimit nuk mund ta mbulojnë as produktet e zyrës së propagandës, as kostot e fryra të shkollave që shembi dhe po rindërton Erion Veliaj. Ato duken qartësisht në performancën skandaloze të arsimit në Tiranë. Për fatin e keq të Veliajt, por më shumë për fatin e keq të të rinjve të Tiranës, kopshti zoologjik nuk mund të zëvendësojë shkollat, çerdhet dhe kopshtet e Tiranës. Në Tiranën kryeqytet të rinisë, ajo që i duhet më shumë rinisë duket se i intereson më pak Bashkisë.

Etiketa: kopshtkryeqytetikryesore2Riniseshkollatzoologjik

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Lulet “pushtojnë” Kuvendin/ Deputetet shfaqen të kuruara deri në detaje (Foto)

Lulet “pushtojnë” Kuvendin/ Deputetet shfaqen të kuruara deri në detaje (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com