GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kryeqyteti ngjyroset bardheblu! Tirana mposht Partizanin dhe rrit shpresat për mbijetesë

22:11 - 07/04/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeqyteti ngjyroset bardheblu! Tirana mposht Partizanin dhe rrit shpresat për mbijetesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Partizanit duke fituar derbin e parë pas thuajse 3 vitesh.

Në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Arena Kombëtare”, skuadra e Shkëmbit mori kontrollin e lojës nga fillimi, duke qenë më kërkuese në sulm.

Soler kishte rastin e parë për shënim, por mesfushori gaboi gjithçka në zonë, duke gjuajtur jashtë. Goli nuk vonoi shumë dhe në minutën e 19-të, në stadium shpërtheu festa.

(VIDEO)

Ndreca lëshoi një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, e cila u përplas në tranversë. Në vazhdim të aksionit përfitoi Jarmouni, i cili me kokë e ndali topin në fundin e rrjetës.

Edhe pse në avantazh, bardheblutë nuk i ndalën sulmet, duke kërkuar me ngulm golin e dytë. Partizani provoi të reagojë me Podsterlov dhe Bintsuka, por pa sukses.

Goditjen e dytë e dha sërish Jarmouni. Sulmuesi fitoi penallti pas një prekje me dorë dhe nga pika e 11 metërshit u tregua i saktë, duke mposhtur Hoxhën për herë të dytë, për të kompletuar dopietën personale.

(VIDEO)

Në fundin e pjesës së parë, Smaçi iu afrua edhe golit të tretë, por gaboi gjithçka me gjuajtjen e tij, e cila shkoi jashtë.

Një gabim në prapavijën e të kuqve, u shfrytëzua maksimalisht nga Ernest në minutën e 67-të. Sulmuesi përfitoi nga një top i Sembene dhe fitoi penallti, pas ndërhyrjes së Alban Hoxhës.

11 metërshin e mori përsipër vetë Ernest, i cili realizoi të tretin në këtë përballje.

(VIDEO)

Partizani gjeti golin me Albers Kekon në minutën e 88-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e tetë me 35 pikë të grumbulluara dhe e bën të çmendur luftën për mbijetesë.

Në krahun tjetër, Partizani rrezikon vendin e katërt, pasi Elbasani ndodhet vetëm një pikë larg.

Renditja:

Etiketa: PartizaniTirana

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Deputetja socialiste pranon luftën e brendshme në PS: Ka përplasje mes kandidatëve

Deputetja socialiste pranon luftën e brendshme në PS: Ka përplasje mes kandidatëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com