GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kryesia e re e PD-së, Hoxha: Emra të konsumuar, PD duhet të rinovohet në masën 50%

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara në PD, “rekord” në Tiranë, ja sa ishte numri  i pjesëmarrësve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Hoxha u shpreh se Partia Demokratike duhet të rinovohet në masën 50% në mënyrë që të frymëzojë dhe të ngjallë shpresë.

Hoxha tha se Kryesia e Re e zgjedhur të shtunën, ka individë që janë të konsumuar nga pushteti dhe që nuk kanë arritur që të kenë një figurë të pastër.

“Pashë atë kryesi që unë gjeta në vitet 2017, pra mendoj që PD ka ngelur në vend numër dhe është kthyer më keq mbrapa, gjykoj dhe do të kundërshtoja me forcë këto prurje që nuk i japin mundësinë, shpresën forcën, ky është defekti që nuk është korrigjuar kurrë në PD, individët nuk frymëzojnë dhe nuk japin besim në elektoralin e djathtë, janë konsumuar në pushtet dhe nuk kanë arritur që të kenë një figurë të pastër, PD duhet të rinovohet në masën 50% në gjithë hierarkinë e organeve drejtuese, që nga kryetari i Këshillit deri te anëtarësia“, tha Hoxha.

Problemin e gjen te fakti që kjo parti, ndonëse lindi si një forcë politike demokratike nuk ka qenë asnjëherë e tillë, por ka krijuar kulte individi, referuar këtu Sali Berishës dhe jo lider të vërtetë.

“I ka munguar gjithçka me të qenit një parti Demokratike. Ndryshimi i sistemit nuk krijoi një parti me vlera, të qenit lider brenda liderit, asnjëherë nuk ka dashur që të krijojë lider, dhe të shkuar drejt një kulti individi ka mbajtur pranë ata votuan për Bashën, pastaj dolën kundër tij“, shtoi Hoxha.

Duke u ndalur te të qenit lider, deputeti foli edhe për Lulzim Bashën duke thënë se ky i fundit e ka pasur të vështirë të jetë radikal dhe i drejtpërdrejtë në vendimmarrjet e tij, duke e bërë të vështirë që të rrëzonte modelin 30 vjeçar që ishte krijuar.

“Basha e ka pasur të vështirë, duke qenë pjesë e Berishizmit dhe për të mbajtur ekuilibra që të mos bënte një revolucion, në 2017 i kam thënë “tani është momenti të bëhet PD një parti model dhe hajde t’i hyjmë partisë”, duhet të ishte më radikal dhe i drejtpërdrejtë, aftësitë i ka, por nuk e ka pasur të mundur që ta rrëzosh atë model të krijuar për 30 vite“, u shpreh deputeti.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë në PD-së, atëherë ai e sheh të ardhmen të zymtë.

“Do gjendemi përballë 6 marsit, ku do marrim më pak bashki dhe do ishte shkatërrimtare. Nuk besoj që Berisha pas 30 vitesh të bëjë diçka që e ka pasur mundësi për ta bërë me kohë, konservatorizmi është pak e ashpër për shtresat që jetojnë në Shqipëri, e pranoj me çdo kosto bashkimin, edhe duke u larguar vetë“, u shpreh Hoxha.

Në fund, sqaroi se ai nuk do të bëhet pjesë e asnjë pale, teksa tha se nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, atëherë ai do të vijojë që të jetë pjesë e partisë, por opozitar brenda saj.

Etiketa: Flamur Hoxhakryesia e PD-se

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Avioni i “Air Albania” bën ulje të detyruar në Rinas, dyshohet se s’kishte karburant

Avioni i “Air Albania” bën ulje të detyruar në Rinas, dyshohet se s’kishte karburant

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com