GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryetari i komunës së Leposaviçit qëndron i ‘ngujuar’ në zyrë

12:08 - 12/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i komunës së Leposaviçit qëndron i ‘ngujuar’ në zyrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i një qyteti të vogël të Kosovës, që kundërshtohet nga shumica e banorëve në komunën e tij, vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve, të cilat u shndërruan në dhunë sporadike këtë vit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Lulzim Hetemi, kryetar i komunës së Leposaviçit në veri të Kosovës, ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që pas zgjedhjeve komunale të prillit, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policia speciale e Kosovës.

Lulzim Hetemi, një bletërritës, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, që janë pakicë në Kosovë, por që përbëjnë më shumë se 97 për qind të popullsisë në Leposaviç.

Trazirat në veri u intensifikuan pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonat me shumicë serbe, një veprim që nxiti Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të dënonin veprimet e Prishtinës. Popullsia serbe i bojkotoi zgjedhjet, në katër komuna veriore për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çështjen e targave të makinave.

Menjëherë pasi zoti Hetemi bëri betimin, ai tha për agjencinë e lajmeve Reuters se protestuesit e dhunshëm serbë rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar që të largohej. Zoti Hetemi nuk ka pranuar të largohet dhe thotë se ka qëndruar në ndërtesë që nga 29 maji pa u kthyer në shtëpinë e tij për asnjë ditë.

“Kush ka qejf me fjetë në zyrë, në karrige? Në fillim kemi patur mbrojtje të afërt nga policia speciale e Kosovës. Gjendja ka qenë shumë e tensionuar. Askush nuk dëshiron të rrijë nga qejfi larg familjes dhe larg fëmijëve. Kjo është bërë vetëm nga dashuria për atdheun dhe për shtrirjen e sovranitetit”, thotë ai.

Zoti Hetemi gjeti një shtrat për të zëvendësuar karriget dhe tani fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë çdo veprim të dhunshëm dhe të gjejnë një zgjidhje për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Ai thotë se është i gatshëm të heqë dorë nga mandati i tij kur të shpallen zgjedhjet e reja, por ende nuk ka marrëveshje për këtë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Kur kandidova për kryetar të komunës, ne nuk e dinimi që serbët do të tërhiqeshin dhe do të bënin një manovrim që nuk ia vlente as për ata. Por, tani jemi aty ku jemi. Nëse qytetari serb del në zgjedhje dhe punon për shtetin e Kosovës, me simbole të Kosovës, normalisht që ne jemi këtu të përkohshëm. Ne e dimë këtë. Kjo nuk është fare problem”.

Zoti Hetemi thotë se ka qenë i kujdesshëm që të mos prekë asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë disa dhjetëra shishe me pije alkoolike.

“Kemi gjetur disa gjëra këtu, përfshirë këtë pikturë fetare. Nuk do ta shkatërrojmë. Kur të kthehen, do ta gjejnë pikturën këtu.”

Zoti Hetemi kujton një bisedë që pati me disa ushtarë amerikanë të KFOR-it, të cilët e pyetën nëse ai dëshironte të vizitonte familjen e tij në fundjavë.

“Kurrë nuk do ta harroj. Më kujtohet në një të premte erdhën disa ushtarë amerikanë të KFOR-it dhe me pyetën: ‘kur do ta vizitoni familjen për një fundjavë?’ Unë u thashë atyre se do ta bëja këtë nëse ata do të më jepnin garanci që unë mund të kthehesha në punë të hënën në ora 8. Ata më thanë: ‘nuk mund t’ju garantojmë këtë.’ Atëherë unë thashë nuk mund të shkoj. Më falni. Kështu ka qenë”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shumica e personelit civil në komunën e Leposaviçit, me të cilët zoti Hetemi komnunikon dhe punon, janë banorë serbë.

“Kemi një staf me 76 punonjës civilë. Të gjithë janë sërbë përveç pesë ose gjashtë udhëheqësve të drejtorive, që janë shqiptarë”.

Ndonëse Kosova shpalli pavarsinë para 15 vjetësh, 50000 banorët serbë në veri e kundështojnë shtetin e Kosovës dhe shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre./ VOA

Etiketa: Lulzim Hetemiveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Balla zbulon fajtorin për dhunën në vend: Tik Tok po na shkatërron

Balla zbulon fajtorin për dhunën në vend: Tik Tok po na shkatërron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com