GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kryetari Memolla blen makina të përdorura, 70 MLN lekë pa garë një firme që s’ka bilanc

13:26 - 21/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, po e sfidon hapur SPAK-un. Edhe pse është nën hetim, zhvillon tendera pa garë dhe në shkelje të ligjit mbi prokurimet.

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, po e sfidon hapur SPAK-un. Edhe pse është nën hetim, zhvillon tendera pa garë dhe në shkelje të ligjit mbi prokurimet.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, po e sfidon hapur SPAK-un. Edhe pse është nën hetim, zhvillon tendera pa garë dhe në shkelje të ligjit mbi prokurimet.

Këtë herë kryebashkiaku Memolla ka vendosur të blejë 4 makina për stafin e Bashkisë. Deri në vitin 2020, raportohej se kjo bashki zotëronte 6 makina për transport, ku një prej tyre ishte 8+1, pra që shërben për transportin e personelit. Tani erdhi koha që Memolla t’i blejë stafit të bashkisë edhe disa autovetura të tjera. Për këtë ai ka hapur tenderin me objekt  ‘Blerje makina’ dhe fond limit 70 milionë lekë.

Por makinat që kërkon të blejë janë vjetërsira të vitit 2014.

Këto 70 milionë lekë në vend që të shkonin për makina të përdorura, më mirë t’u jepeshin disa familjeve që janë të pastrehë qysh prej tërmetit. Por, Memolla dëshiron të blejë 6 makina 4+1 për stafin e tij. Për më tepër, kryetari e ka ndarë mendjen që këto lekë t’ia japë një firme që nuk i plotëson kushtet për të marrë pjesë në tender.

Memolla ka zhvilluar një tender që nuk i përmbahet ligjit të prokurimeve. Vetëm “ LLAKA GROUP,” ka paraqitur ofertë dhe ka bërë propozimin me vlerë 63 milionë lekë.

Memolla pa e menduar se ligji nuk e lejon këtë gjë, ka vazhduar me procedurat duke shpallur menjëherë fituese kompaninë “LLAKA GROUP”. Tenderi është vlerësuar nga Open Data me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Dhe kujt ia dha paratë Memolla? Një kompanie krejtësisht të re që nuk plotëson kushtet ligjore për të marrë pjesë në këtë tender.

 

Kompania e krijuar nga Emiljano Llaka në 12 nëntor 2022, nuk ka të regjistruar në QKB një pasqyrë financiare (bilancin) me të cilin do të provonte aftësinë dhe kapacitetin e saj për përmbushur kontratën. Sipas dokumenteve standarde të tenderit, bazuar edhe në ligjin mbi prokurimet, kompanitë pjesëmarrëse duhet të kenë minimumi një xhiro vjetore jo më të vogël se sa vlera e kontratës.

Siç shihet në dokumentet që vetë Memolla i ka firmosur, kompanitë pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë bilancet e dy viteve të fundit. Kjo është e pamundur sepse kompania ka vetëm një vit aktivitet. Shkelje të tilla të ligjit bëhen për të favorizuar kompaninë ose stafi i Memollës është amator!

A rrezikon të dënohet Memolla?

Epo kryetari Memolla është mësuar me prokurinë dhe nuk e ka problem të vazhdojë me tenderat e korruptuar. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2023, SPAK ka nisur procedim penal për kryebashkiakun, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal.

Gjithashtu Memolla po hetohet edhe për shpërdorim të fondeve të rindërtimit, që me sa duket nuk kanë përfunduar tek nevojtarët.

 

Nga ana tjetër, në fillim të këtij viti, një televizion raportoi se një dosje ka ardhur nga Italia për një grup kriminal që merrej me trafikim narkotikësh, që ka lidhje me kryebashkiakun.

SPAK-ut i është vënë në dispozicion i gjithë materiali nga homologët e vendit fqinj, ndërsa aktualisht ndodhet në fazën e përkthimeve ku janë bashkuar në një të vetme me hetimet për shpërdorim e detyrës të drejtuara nga prokurori Elvin Gokaj.

Një nga xhaxhallarët e kryebashkiakut që jetojnë në Itali, është përfshirë në trafikun e drogës thotë një burim i rezervuar, ndërsa një pjesë e parave të përfituara ka dyshime të jenë pastruar në Shqipëri.

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej më shumë se 1 milion euro, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla teksa në sitë do të kalojnë edhe pasuritë e këtij të fundit në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme ka nisur letërporosi autoriteteve partnere, ku kërkohet informacion rreth grupit kriminal, mënyrën si operonin, të ardhurat që kanë përfituar nga aktiviteti dhe destinacionin e parave.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e hetimeve është duke u kryer nga Italia, dhe SPAK po kryen verifikimet përkatëse mbi gjetjet e tyre, teksa është ngritur një grup i përbashkët pune për këtë çështje. Vetë Memolla nuk është prononcuar për këtë lajm.

Procesi ndaj kryebashkiakut në GJKKO për korrupsion në zgjedhje, ndodhet në fazën e seancës përgatitore ku palët do i komunikojnë gjykatës listën e dëshmitarëve që duan të pyeten dhe listën e provave që kërkojnë të merren.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimEdison MemollamakinaRrogozhineSpaktender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para

Toni Kroos njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com