GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kryetarja e GJKKO: Janë hetuar e gjykuar funksionarë të lartë

12:20 - 13/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetarja e GJKKO: Janë hetuar e gjykuar funksionarë të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, (GJKKO) Irena Gjoka në intervistë ekskluzive për DW paraqet situatën aktuale lidhur me ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri.

DW: Znj. kryetare, afera e inceneratorëve dhe ajo e sterilizimit të instrumentave për ndërhyrje kirurgjike vazhdojnë të jenë në rend të ditës në Shqipëri. Ҫfarë mund të thoni për këto dy dosje, që cilësohen të nxehta?

Irena Gjoka: Janë dy dosje me interes të lartë publik, politik dhe mediatik. Në këtë kontekst për dosjen e inceneratorëve janë hetuar dhe gjykuar me masën e sigurimit, arrest me burg, funksionarë publikë të nivelit të lartë: ish-zëvendës kryeministri  Arben Ahmetaj, (në mungesë), ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ish-kryebashkiakë socialistë, ish-prokurorë dhe gjyqtarë. Për dosjen në fjalë kanë përfunduar hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor dhe më 25 shtator, trupi gjykues i GJKKO pritet të japë vendimin. Ndërsa për dosjen e sterilizimit të instrumentave kirurgjike hetimet po vazhdojnë.

DW: Qytetarët e Shqipërisë kanë pritshmëri të mëdha për dënimin e korrupsionit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë publikë në nivele të larta. Me ҫfarë rezultatesh, GJKKO po tregon që i ka në konsideratë këto pritshmëri dhe me vendimet e saj po fiton besimin e publikut tek drejtësia?

Irena Gjoka: Sistemi gjyqësor ka përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë shoqërisë drejtësi brenda afateve ligjore, gjë që kontribon në ndryshimin e perceptimit të publikut dhe rritjen e besimit të tij ndaj sistemit të drejtësisë. Hetimet e kryera nga prokuroria, nga Struktura e Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) dhe në vijim gjykimi i ҫështjeve nga GJKKO kërkojnë kohën e tyre, mesatarisht deri në 3 vjet. Fjala është për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku faktet dhe provat janë thelbësore. Deri tani, gjatë këtij viti, GJKKO ka marrë vendime për 6 ҫështje penale me 38 të pandehur që lidhen me veprën penale të korrupsionit në nivel të lartë. Kjo Gjykatë ka shpallur fajtorë dhe dhënë dënime për pesë prej tyre.

DW: A ka ҫështje të pushuara që lidhen me veprën penale të korrupsioni, krimit të organizuar? Nëse po a mund të rihapen?

Irena Gjoka:  Ligji procedurial penal ka parashikuar procedurën e pushimit të ҫështjeve në rastet kur provohet që i pandehuri nuk e ka kryer veprën penale dhe fakti penal nuk ekziston si edhe kur kanë kaluar afatet e parashkrimit të ndjekjes penale. Ky ligj ka parashikuar gjithashtu edhe rastet e revokimit/ndryshimit të vendimit për pushimin e një ҫështjeje, kur dalin prova apo rrethana të reja. Ndërkohë kemi rastet kur kërkesat e prokurorëve për pushim të ҫështjes nuk janë pranuar nga GJKKO për plotësim hetimesh dhe prokurorët janë urdhëruar nga gjykata të ngrejnë akuzë.

DW: Ҫfarë po ndodh me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me përgjegjësitë e tij në ngjarjen tragjike të Gërdecit, të ndodhur 15 vjet më parë ku, nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë? SPAK rihapi hetimet, i përfundoi ato dhe e ka sjellë dosjen për gjykim në GJKKO.

Irena Gjoka: Kjo ҫështje po gjykohet me procedurë të zakonshme, pra jo të shkurtuar. Trupa gjyqësore e GJKKO është garant për një proces të rregullt ligjor dhe dhënë drejtësi për të gjitha palët e përfshira në ngjarjen tragjike të Gërdecit.

DW: Zbardhja e komunikimeve telefonike përmes platformës Enco Chat dhe SKY nga autoritetet e drejtësisë franceze po zbulon në Shqipëri vepra të rënda penale, të kryera nga individë dhe grupe të strukturuara kriminale, po zbulon vrasës me pagesë për vrasje të porositura nga njerëz të botës së krimit apo individë me pushtet ekonomik. gjykimin e tyre?

Irena Gjoka: Gjykata ka dhënë vendime për masën e sigurimit, arrest me burg, për një numër të konsiderueshëm personash, të marrë me cilësinë e të hetuerve. Aktualisht ҫështjet penale në ngarkim të tyre janë në hetim.

DW: A keni gjykuar raste kur grupet kriminale rezultojnë të jenë të lidhura me politikën dhe strukturat e këtushme shtetërore?

Irena Gjoka: Lidhja e grupeve kriminale me politikën dhe strukturat shtetërore nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por global. Po, kemi raste ku hetimet kanë zbuluar lidhjet e grupeve në fjalë me funksionarë publikë dhe struktura shtetërore. Për raste të tilla GJKKO ka dhënë vendimet përkatëse, ndërkohë që ҫështje të tjera të kësaj natyre janë nën hetim.

DW:  A keni presione nga politika apo bota e krimit?

Irena Gjoka: Trupa gjyqësore e GJKKO gëzon një mbrojtje të veҫantë në sajë të veprave penale që ajo gjykon, në raport me magjistratët e juridiksionit të përgjithshëm. Përveҫ kësaj kjo trupë i nënshtrohet monitorimit  të bisedave telefonike, kontrollit të llogarive bankare e të tjera duke garantuar kështu integritetin e tyre profesional dhe moral.

 

Etiketa: funksionareGJKKOhetim

Lajme të lidhura

Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve
Aktualitet

Tragjedi/ Shembet muri rrethues, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

14:21 - 18/05/25
Aksident në aksin Shkodër-Mes, përplaset nga një automjet, lëndohet 61-vjeçari
Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

01:46 - 18/05/25
Mbetet jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PD, rebelohet Dashnor Sula: Nuk i keni bërë mirë llogaritë…
Aktualitet

Dash Sula apel Berishës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen pas humbjes

23:03 - 17/05/25
Para
Nis sot turin Ballkanik, zbardhet axhenda e kryeministrit Rama

Rama mesazh ndërkombëtarëve: Boll me raporte “copy-paste”, meritojmë respekt

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë
Show Biz

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

19:17 - 18/05/25

Pas një nate të mbushur me emocione, Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës...

Lexo më shumë
Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

17:17 - 18/05/25
Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

Diaspora/ Përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë

17:09 - 18/05/25
FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

15:59 - 18/05/25
“Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem”, Meta flet nga qelia për akuzat

Ilir Meta flet pas zgjedhjeve: “Ata që më votuan janë heronj. Nuk do pranoj mandate me marifete!”

14:27 - 18/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com