GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ktheni pengjet menjëherë, ose jeni të vdekur”/ Trump ultimatum, Hamasi e shpërfill

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump  ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Hamasit, duke e paralajmëruar se nëse nuk liron dhjetëra pengje izraelite, çmimi që do paguajnë, do jetë shumë i madh.

Në një postim të mërkurën, ai i kujton Hamasit dhe udhëheqjes së tij se u sigurua që ta pajiste Izraelin me gjithçka që i duhej për ta eliminuar plotësisht Hamasin.

““Shalom Hamas” do të thotë “Përshëndetje dhe Mirupafshim”

Ju mund të zgjidhni. Lironi të gjithë pengjet tani, jo më vonë, dhe ktheni menjëherë të gjithë trupat e njerëzve që keni vrarë, përndryshe mbaron për ju. Vetëm të sëmurët dhe të çoroditurit mbajnë kufoma, kurse ju jeni të sëmurë dhe të çoroditur!

Unë po i dërgoj Izraelit çdo gjë që i nevojitet për të përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni atë që ju them. Sapo u takova me ish-pengët tuaj, të cilëve ju shkatërroni jetën.

Ky është paralajmërimi juaj i fundit! Për lidershipin, tani është koha për t’u larguar nga Gaza, ndërsa ju keni ende shansin. Gjithashtu, për banorët e Gazës: Ju pret një e ardhme e bukur, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bën, je i vdekur! Merrni një vendim të zgjuar. LIRONI PENGET TANI, PER Ndryshe DO TE PAGUHENI SHUM SHUM SHUM ME VON!”, thuhet në mesazhin e Trump.

Hamasi reagoi kundër kërcënimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për lirimin e pengjeve izraelite, duke deklaruar se ato do të lirohen vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm në Rripin e Gazës.

Hamasi akuzoi Trump dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqeshin të tërhiqeshin nga marrëveshjen e armëpushimit të arritur në muajin janar, e cila kërkonte një fazë të dytë të negociatave për të liruar pengjet izraelite dhe të burgosurit palestinezë, për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen izraelite nga Gaza.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif al-Qanoua, theksoi se “rruga më e mirë për lirimin e pengjeve izraelite ishte përmes negociatave, të cilat pritej të fillonin në shkurt”.

Më 19 janar u arrit marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve të marra nga grupi palestinez Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, rreth 250 gjithsej. Më shumë se 100 u liruan gjatë armëpushimit javor në fund të vitit 2023.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara parashikon tri faza.

Izraeli thotë se në Gazë kanë mbetur edhe 59 pengje, nga të cilat 24 besohet se janë gjallë, ndërsa trupat e 35 të tjerëve ruhen nga Hamasi. Në muajin shkurt, gjatë fazës së parë të armëpushimit, Hamasi liroi 25 pengje dhe trupat e 8 pengjeve pa jetë në këmbim të 1.900 të burgosurve palestinezë në Izrael.

Etiketa: Donald TrumpHamasSHBA

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
A bëni s*ks ju o të virgjër?’/ Nxehet situata në BBV, Egli i ulëret banorëve (Video)

Egli Tako lë shtëpinë e “BBV”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com