GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Kthesë në hetime/ E mitura tërhiqet nga denoncimi: Babai nuk më përdhunoi, kallëzova për inat

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Kthesë në hetime/ E mitura tërhiqet nga denoncimi: Babai nuk më përdhunoi, kallëzova për inat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kthesë në hetimet lidhur me procedimin penal për një 48-vjeçar në Golem të Kavajës, i cili u arrestua nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me të bijën 15 vjeçe. Kjo e fundit ka mohuar akuzën për të atin gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë këtë të premte, duke u shprehur se denoncimin e bëri në shenjë hakmarrje pas një konflikti me të atin, për shkak se ky i fundit nuk e ka lënë të përdorte telefonin.

Që vajza nuk ka kryer marrëdhënie seksuale e vërtetoi dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Kallëzimi

Tre ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e 48-vjeçarit B.R. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B.R., 48 vjeç, banues në Golem”, thuhej në njoftimin e bluve.

15-vjeçarja i ka thënë fillimisht të ëmës se është abuzuar e më tej psikologes së shkollës dhe është bërë kallëzimi në polici. Në dëshminë e saj, ajo ka dhënë edhe detaje rreth ngjarjes së supozuar, duke u shprehur se i ati abuzonte me të kur nuk kishte persona të tjerë në shtëpi, e kërcënonte dhe se përdhunimi ndodhte prej katër vitesh.

I ati nga ana tjetër, ka mohuar akuzat.

Tërheqja e vajzës

Në seancën e kësaj të premteje në Gjykatën e Durrësit, vajza është tërhequr nga kallëzimi, duke deklaruar se ato që kishte thënë në denoncimin e saj janë të gënjeshtra. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe e ëma e të miturës (bashkëshortja e 48-vjeçarit).

Detaje rreth asaj që ndodhi në seancë dha në një prononcim për mediat avokati i të akuzuarit, Ilia Ilia.

“Vajza ka pasur përplasje me të atin pas prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon pasi i gjeti biseda të papërshtatshme me një shoqen e saj. Kjo ka sjellë dhe reagimin në mënyrë të njëanshme të vajzës”, tha ai.

Avokati Ilia Ilia flet për mediat pas seancës gjyqësore

“Vajza dhe e ëma e mohuan që ka ndodhur (përdhunimi). E bija pohoi që është bërë (sajesa e historisë) në mënyrë të papjekur, në një moment grindje. Në klasë të tretë ajo ka bërë një ndërhurje kirurgjikale dhe ka qenë pak e përkëdhelur nga prindërit se ka qenë dhe fëmija më i madh dhe kjo ka çuar në atë papërshtatshmërinë e saj të sjelljes, ka pasur një sjelle arrogante në raport me të atij. Kur i ati nuk ja toleroi më këtë lloj sjellje, ajo reagoi në këtë mënyrë”, tha avokati.

Ai deklaroi se klienti i tij “është shumë i rënduar” nga ana psikologjike lidhur me atë ç’ka ndodhur, ndërsa shtoi se “vajza ishte e qetë”. Ai pohoi se si e mitura ashtu dhe e ëma u tërhoqën edhe nga kërkesa për urdhër-mbrojtje, duke pranuar se 48-vjeçari nuk i ka dhunuar.

Pavarësisht mohimit të akuzës nga e bija, 48-vjeçari është lënë nën masën e sigurisë së arrestit në burg. Avokati i tij shpjegoi se në seancë, prokurori i çështjes tha se nuk e ka administruar ende aktin e ekspertimit që fakton se e mitura nuk ka kryer marrëdhënie intime.

“Në aktin e ekspertizës ka rezultuar se vajza ka qenë e defloruar. Këto janë çështje aq të mprehta sa zien opinioni, dhe ti nuk ke rezultatin e administruar?! Ekspertiza i rrëzon të gjitha“, u shpreh avokati.

Ai deklaroi se akuza nuk ka administruar as dëshminë e vëllait të adoleshentes, i cili, siç zbuloi, ka mohuar që i ati të ketë abuzuar me të motrën. Ilia Ilia hodhi dhe akuza për “njëanshmëri” ndaj gjyqtarit të çështjes.

Megjithatë, shtoi se ndaj vendimit do të bëhet ankim dhe shprehu bindjen se klienti i tij do të lirohet së shpejti nga qelia.

Etiketa: DurrësE mituraGjykata e DurresitGolemkallezimKryesore1

Lajme të lidhura

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…
Uncategorized

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Katër karabinierë nën hetim në Itali pas vdekjes së shqiptarit Elton Bani
Aktualitet

Katër karabinierë nën hetim në Itali pas vdekjes së shqiptarit Elton Bani

12:16 - 30/05/26
Para
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë, reagon kreu i KLP, Alfred Balla: Vendim i turpshëm

Do shkarkohet apo jo? KLP vendos për fatin e Alfred Ballës të hënën. Çfarë pritet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet