GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kthimi i ligjit për shtetësinë, Presidenca reagon për sportistët…

14:57 - 26/10/23
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kthimi i ligjit për shtetësinë, Presidenca reagon për sportistët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës nuk dekretoi ligjin e ri për dhënien e shtetësisë, duke e kthyer në Parlament për rishqyrtim, Presidenca sqaron se në pjesën për sportistët nuk kushtëzohet dhënia e provimit të Gjuhës Shqipe.

Presidenca thekson se autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme.

Në reagim thuhet se futbollistët e huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Njoftimi:

 

Pasi u njohëm me artikujt e botuar në disa portale shqiptare, me objekt kushtëzimin e marrjes së shtetësisë shqiptare për sportistët, me pretendimin se u kërkohet provimi i gjuhës shqipe, sqarojmë se informacioni është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte apo argumente juridike.
Fitimi i shtetësisë shqiptare për rastet e veçanta, ku bëjnë pjesë edhe sportistët, rregullohet në nenin 9 të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, ku parashikohen kushtet që duhen përmbushur për fitimin e shtetësisë, të cilat janë:

 

1. Shtetasi i huaj të ketë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç;
2.Shtetasi i huaj të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Në ligjin e lartpërmendur dhe VKM-në nr. 205, datë 06.04.2022 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave të aplikimit, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit”, i ndryshuar me VKM-në nr. 478, datë 01.08.2023, nuk kushtëzohet dhënia e shtetësisë me provimin e gjuhës shqipe, sikurse pretendohet në artikujt e disa portaleve.
Autoriteti përgjegjës për trajtimin e aplikimeve për rastet e fitimit të shtetësisë për kontribut të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit është Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme. Plotësimi i kritereve ligjore dhe dokumentacionit përkatës verifikohet nga kjo agjenci dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit, e cila vlerëson kontributin e kërkuesve në fushën përkatëse dhe shprehet me vendim të arsyetuar nëse kërkuesi përbën interes për shtetin shqiptar.
Futbollistët shtetas të huaj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për të veshur fanellën Kuq e Zi, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë pengesë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Provimi i gjuhës shqipe nuk kërkohet dhe nuk është kriter ligjor për dhënien e shtetësise shqiptare.
Dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se, që nga koha e marrjes së detyrës, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare me procedurë të përshpejtuar për 17 futbollistë, të cilët plotësonin kriteret e legjislacionit në fuqi.
Artikujt pa autorë tregojnë në mënyrë të qartë se, në rastin më të mirë, janë shkruar nga mosnjohës të fushës së ligjit, dhe, në rastin më të keq, me qëllim keqinformimin e opinionit publik.

Etiketa: Kryesore1Presidencareagimi

Lajme të lidhura

Berisha: Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun
Aktualitet

Berisha: Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun

13:40 - 10/01/26
Skandal në aeroportin belg: 25-vjeçari shqiptar kapet me valixhe plot kanabis
Aktualitet

Skandal në aeroportin belg: 25-vjeçari shqiptar kapet me valixhe plot kanabis

13:30 - 10/01/26
Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi
Aktualitet

Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi

13:27 - 10/01/26
Para
Qeveria s’mban premtimin: Aeroporti i Sarandës nuk ndërtohet brenda mandatit

Qeveria s’mban premtimin: Aeroporti i Sarandës nuk ndërtohet brenda mandatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun
Aktualitet

Berisha: Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës Kushtetuese ia ka imponuar vendimin për Lubi Ballukun

13:40 - 10/01/26

Gjate fjales se tij ne mbledhjen e kryesise se partise Berisha u shpreh se  Rama ka kapur çdo pushtet. Gjykatës...

Lexo më shumë
Skandal në aeroportin belg: 25-vjeçari shqiptar kapet me valixhe plot kanabis

Skandal në aeroportin belg: 25-vjeçari shqiptar kapet me valixhe plot kanabis

13:30 - 10/01/26
Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi

Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, pas shkeljes së arrestit në shtëpi

13:27 - 10/01/26
Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend

Propaganda e Ramës dhe Shqipëria e vërtetë, si paraqitet gjendja nga moti i keq në vend

13:15 - 10/01/26
Korçë/ Rrëshqet toka në fshatin Çorravë, rrezikohet jeta e banorëve

Korçë/ Rrëshqet toka në fshatin Çorravë, rrezikohet jeta e banorëve

12:59 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com