Nga Andi Bushati
Ndonëse në një përgjigje shteruese për Lapsi.al, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e bëri tërësisht të qartë se anatërësimi i vendit në Union nuk ndërvaret nga se cila forcë politike fiton në 11 maj, Edi Rama vazhdon refrenin e një fushate manipuluese me pasaportën e BE-së.
Edhe këtë fundjavë, në prezantimin e programit elektoral “Shqipëria 2030” kryeministri e lidhi rrugën drejt Brukselit me votën pro PS-së. Ai e hapi monologun e vet të gjatë me këtë temë dhe i kushtoi asaj plot 20 minuta. Madje për ta bërë edhe më konkrete ëndrrën që po shet, ai prezantoi edhe pashaportën me numër zero, të qytetares fiktive Shqipe Tirana, me të cilën do të paiseshin të gjithë bashkatdhetarët tanë, nëse një shumicë e tyre dhuron votën e vet për rilindjen.
Discussion about this post