GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë shtëpi? PD kërkon hetimin pasuror nga SPAK të deputetit

11:45 - 02/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë shtëpi? PD kërkon hetimin pasuror nga SPAK të deputetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar deputetin e PS-së, Eduart Shalsi se ka shtuar në mënyrë të paligjshme numrin e pasurive, apartamenteve dhe llogarive bankare.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka nxjerrë një sërë dokumentesh, që sipas saj vërtetojnë se si Shalsi përdor bashkëshorten për të kamufluar pasurinë.

Sipas Vangjelit, biznesi i gruas së Shalsit përdoret për të fshehur pasurinë e vërtetë të çiftit.

“Deputeti Eduard Shalsi, në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPI, rezulton se ka shumëfishuar pasurinë personale e familjare. Për vitin 2023 bashkëshortja ka deklaruar blerje pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 300 mijë euro me burim financimi të ardhurat nga biznesi privat… Nëse bëjmë një verifikim të biznesit në fjalë, rezulton se zonja është pronare e një biznesi të formës “person fizik” të rregjistruar në v.2016 me objekt: “Arkitekte, auditim i energjisë në ndërtesa”… Së pari, pasqyrat financiare të mbyllura në 31.12.2021, janë në shkelje të ligjit Nr 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Neni 5 pika 1/dh.  Në Pasqyrat Financiare të deklaruara nuk është zbatuar ky nen, nisur nga fakti se periudha paraardhëse është e mbyllur në 30.04.2021 kurse viti ushtrimor është mbyllur në 31.12.2021”, tha ajo.

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Sipas zyrtares së PD, në vitin 2021 fitimi i vitit është 8.264.027 lekë për periudhën 01 Janar 2021 deri në 30.04.2021 + 2.987.708 lekë për periudhën 01 maj 2021 deri në 31.12.2021. Kurse vendimi i asamblesë është vetëm për shumën 2.987.708 lekë Pasqyrat financiare të vitit 2021 nuk kanë të përcaktuar hartuesin e tyre në bazë të Ligjit 25/2018 datë 10.05.2018 “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare” në nenin 3 pika 18.

“Pasqyrat financiare të vitit 2022 dhe 2023 nuk kanë as hartuesin dhe nuk janë as të firmosura e të vulosura nga Personi fizik përgjegjës. Në pasqyrën e ndryshimeve në Kapital për vitet 2022 dhe 2023 nuk ka tërheqje dividend. Në Pasqyrën e Fluksit Monetar për vitet 2021- 2022- 2023 nuk ka tërheqje nga ortaku. Në Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve të vitit 2021 në formatin excel të dhënat për vitin paraardhës janë ZERO, pra sipas këtyre pasqyrave në vitin 2020 subjekti nuk ka ushtruar aktivitet. Ky raportim nuk përputhet me të njëjtën pasqyrë në formatin PDF, e njëjta situatë është edhe me Pasqyrën e Pozicionit Financiar”, tha Vangjeli.

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ajo shtoi se subjekti jo vetëm që nuk ka tërhequr mjete monetare nga aktiviteti tregtar, por e ka ndihmuar biznesin me 35.740.000 lekë, nisur nga fakti që në Pasqyrën e Ndryshimeve në Kapital për vitin 2023 në seksionin II pika 3 ka emetim kapitali, që do të thotë sipas kuptimit të fjalës “emetim”, Personi Fizik ka futur në qarkullim për interes të aktivitetit tregtar 35.740.000 lekë.

“Dhe mbërrijmë tek pyetja: Me çfarë parash kreu znj.Shalsi pagesën 300 mijë euro të pasurive të paluajtshme kur nga aktiviteti tregtar me të dhëna të dyshimta, jo që nuk ka tërhequr para për këto blerje, por e ka ndihmuar biznesin me rreth 357 mijë euro… Nga ana tjetër, kujtojmë z.Shalsi, se nenet 28 dhe 35/2 të ligjit nr.9367, datë 7 Prill 2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, citojnë si antiligjore të ardhurat e krijuara nga ushtrimin i biznesit privat me anë të të cilit deklarohet rritja e pasurisë me të paktën 300 mijë euro.

.

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

E ndërsa, shton numrin e pasurive, apartamentet dhe vlerat në llogaritë bankare, propozuesi i komisionit për marrjen në kontroll qeveritar, të veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, e ka një hall, personal e partiak…”, vijon deklarata.

Partia Demokratike kërkon nga organet e zbatimit të ligjit të hetojnë pasurinë e deputetit Shalsi si dhe ndikimin e tij për përfitimin e parave publike nëpërmjet bashkëshortes së licencuar për eficencën e energjisë dhe konsulencës së saj në investimet shtetërore të implementuara nëpërmjet procedurave në institucionet shtetërore.

“Ndërsa KM Rama u predikon besimtarëve shqiptarë se nuk do të ketë xhehnet apo parajsë për të gjithë ata që kryejnë informalitet me bizneset e tyre, bën mire, që këto parime, të fillojë vetë ti zbatojë i pari, së bashku me Rama shokët e tij të qeverisë….“, përfundoi Vangjeli.

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Ku i gjeti gruaja e Shalsit 300 mijë euro për të blerë

Etiketa: Eduart ShalsiKryesore1PD

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Aksident Krahës-Memaliaj, kamioni nga Polonia përplaset me makinën, katër të plagosur

Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com