GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku janë kontrollet e policisë? Dyfishohen anijet në Sarandë, rrezikohet jeta e pushuesve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nëse bëni një hap, do të përgjigjemi”, Turqia paralajmëron Greqinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas tragjedisë në  Himarë, ku një 7- vjeçare u vra nga një polic me skaf, Policia e Shtetit nisi kontrollet dhe heqjet e mjeteve lundruese. Por,  me sa duket ky kontroll nuk është i njëjtë për të gjithë, pasi në Sarandë mjete të ndryshme lundruese vazhdojnë të funksionojnë shumë pranë pushuesve, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Këtë problem e ka ngritur gjatë një interviste televizive një prej operatorëve turistik Shkëlqim Beqja, i cili ka treguar se këtë sezon veror anijet turistikë në Sarandë janë dyfishuar, nga 6 janë bërë 12. Por gjiri i Sarandës nuk ka mbrojte ndaj dhe prej distancës së afërt mes tyre mund të rrezikohet jeta e pushuesve.

“Për shkak se Saranda është gji i mbyllur nuk ka mbrojtje, nuk ka liman, në rast furtune, anijet janë të rrezikuara nga përplasja me njëra-tjetrën. Bashkia duhet të kishte krijuar distanca më të largëta nga anija në anije, sepse rrezikojmë aksidente. Për të shmangur tragjedi si e Himarës duhet ti paraprijmë problemeve dhe jo të reagojmë, pasi të ndodhin”, tha Beqja.

Ky është dhe një prej momenteve kur dy anije pak ditë më parë rrezikuan të përplaseshin. I shtynë me duar dhe parandaluan një tragjedi të mundshme. “Janë të pafundme rastet që I kemi shtyrë anijet me duar nga njëra-tjetra. Duhet të rritet distanca”, u shpreh më tej operatori turistik. Beqja thonë se janë ankuar dhe në bashki, por nuk është marrë asnjë masë. “Bordi i Bashkisë së Sarandës nuk e ka idenë se çdo të thotë det, janë të pazotë në këtë fushë. Vjet duke parë problemet e sigurisë, kërkuam ndihmë e specialistëve dhe bënë një studim që çuan në Këshillin Bashkiak që anijet të kenë distancat për sigurinë. Jo vetëm nuk u ruajt distanca, por këtë vit u dyfishuan anijet”, vijoi më tej operatori turistik.

Beqja nuk ka frikë nga konkurrenca dhe propozon një zgjidhje. “Nëse për qëllime nga më të ndryshme, klienteliste apo nëse duan që limani i Sarandës kaq i vogël të jetë internacional se dhe nga Turqia na kanë ardhur, nga nuk ka operatorë le ta shtrijë ankorimin e anijeve nga kanali i Çukës dhe më tej. Se nëse ndodh një aksident si i Himarës larg o zot, përgjegjës do jetë vetëm një Zoti Gurma se është I informuar. le të shtojë dhe operatorë të tjerë, por të rritë distancën”, u shpreh Beqja. Operatori turistik tregon se pak vite më parë prej motit të keq prej përplasjes së anijeve pati dhe një viktimë.

Etiketa: anijemejete lundrueseoperator

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Nga papunësia tek çështja me Serbinë, Kurti zbulon sfidat e mëdha për Kosovën

Nga papunësia tek çështja me Serbinë, Kurti zbulon sfidat e mëdha për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit
Moti

Parashikimi i motit për sot, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Tetor 2026

07:21 - 22/10/26
Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com