GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ku janë uniformat që bleu vjet? Denoncohet Sako për tenderin 84 MLN lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku janë uniformat që bleu vjet? Denoncohet Sako për tenderin 84 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithnjë e më shpesh tenderët e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, po përfundojnë të denoncuar në KPP. Edhe monitoruesi Open data i fut prokurimet e saj në listën me “Flamur të kuq” për shkak të abuzimeve.

Këtë herë një tjetër tender është ankimuar në Komisionin e Prokurimeve Publike për manipulimin e kritereve në vlerësimin e ofertave. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje uniforma për Policinë Bashkiake”, që Bashkia Durrës i ka ndarë fondin limit me vlerë 70 milionë lekë (pa TVSH) ose 84 milionë lekë përfshirë TVSH.

Në denoncim evidentohen lojërat që bën komisioni i Sakos për të favorizuar një kompani. Për këtë tender kanë paraqitur oferta kompania “Malbertx” SHPK me fond 5607900 lekë,  “Gentian Sadiku” person fizik (Pf) me fond  6242200 lekë dhe  “Bledi Loci” p.f me fond 6574800 lekë. Të tria ofertat janë skualifikuar menjëherë nga gara me justifikimin se nuk disponojnë certifikatat e nevojshme për të plotësuar kriteret e vendosura nga Autoriteti Kontraktor për këtë tender.

 

Denoncimi

Por, me sa duket Sako ka patur tjetër arsye dhe prandaj prokurimi është denoncuar në KPP nga firma “Malbertx” SHPK, e cila siç paraqitet, ka ofertën më të lirë.

Madje “Malbertex” pretendon se për të gjitha kriteret e vendosura ajo ka dorëzuar dokumente dhe certifikata të vlefshme bazuar në ligj.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të tenderit të procedurës objekt-ankimi, bashkia në lidhje me plotësimin e kriterit më sipër ka kërkuar shprehimisht që operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të paraqesin certifikatë konformiteti produkti për artikujt XHUP sipas standardeve •SSH/ EN 343:2019; •SSH/ EN ISO 20471:2013 ;SSH/ EN ISO 13688:2013, SSH/ EN 342:2017. Dhe Malbertx” SHPK pretendon se e përmbush këtë kriter.

Pretendim të cilin e ka vërtetuar edhe nga KPP i cili shprehet se duke marrë parasysh dokumentet e dorëzuara, Malbertx” SHPK përmbush me sukses kriterin dhe dokumentacioni i tij është i plotë.

“KPP konstaton, se me dokumentacionin e paraqitur, operatori ekonomik “Malbertex” SHPK ka plotësuar kriterin e mësipërm të vendosur nga autoriteti kontraktor në dokumentet standarde të tenderit, pasi nga verifikimi i përmbajtjes së dokumentit deklaratë rezulton prodhues”, thekson KPP.

Për këtë arsye në përfundim, KPP vendosi që të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Malbertex” SHPK. Gjithashtu kërkon që bashkia Durrës të rishikojë edhe njëherë ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomik. Kjo është një tjetër kontratë në shkelje e Sakos, që tregon implikimin e saj dhe stafit në manipulimin e tenderëve dhe abuzimin me fondet.

Një vit më parë, 40 milionë lekë për uniforma

Pas zgjidhjes së kësaj çështje, ngrihet një tjetër pyetje: Çfarë bëri kryetarja e Bashkisë Durrës me uniformat që bleu në vitin e shkuar? Kujtojmë se më datë 15 gusht 2022, Bashkia Durrës firmosi tenderin me objekt ‘Blerje uniforma për Policinë Bashkiake’, për të cilin Sako kishte lënë në dispozicion 40 milionë lekë pa TVSH.

Dhe nga dokumentet shohim që janë blerë të njëjtat produkte si kostume, pantallona, rrip, bluza, këpucë, bilbila e të tjera. Madje për secilin produkt janë blerë 10 copë më shumë se tenderi që po zhvillohet tani.

Këto para i mori Gentian Sadiku, i cili kishte konkurruar si person fizik dhe e përfitoi kontratën pa garë fare. Sadiku është futur sërish edhe në prokurimin e këtij viti dhe ka gjasa që për këtë arsye Sako po bën këto manovra. Dy gjëra mund të hamendësojmë në këtë situatë: Uniformat e blera vitin e kaluar dolën jashtë përdorimit se ishin cilësi e dobët; Policia Bashkiake ka trefishuar numrin e efektivit!

Lexo edhe: Pas Veliajt, edhe Sako me Kovaçin i falin 250 MLN lekë Dollapit për pastrim pusetash

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDenoncimEmiriana Sakotenderuniforma

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
“Dyshonte se e tradhtonte me”, dëshmia e Dumanit për “avokatin e djallit”

“Dyshonte se e tradhtonte me”, dëshmia e Dumanit për “avokatin e djallit”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com