GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Ku ka përfunduar klonimi i disa gjitarëve?

15:50 - 24/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku ka përfunduar klonimi i disa gjitarëve?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpara 20 viteve, në këtë kohë lindi delja Dolly, gjitari i parë i klonuar nga njeriu. Turiri i saj i qetë përfundoi në faqet e para të gazetave të të gjithë botës dhe në muajt e vitet e ardhshme u fol gjatë për mundësinë e jashtëzakonshme dhe shqetësuese që lindja e saj e veçantë kishte hapur. Mes tyre, një nga temat më të përfolura ishte që të krijoheshin kopje të njerëzve apo kafshëve, ndoshta t?i rijepej jeta një fëmije të vdekur apo këlyshit të shtëpisë. Por çfarë ka ndodhur me këto premtime? Në çfarë pike është klonimi? Çfarë impakti ka pasur në kërkimin shkencor?

Klone të mbarështuara

Në vend të një veze dhe një spermatozoidi, Dolly u lind nga celula e një gjëndre qumështi të një deleje, ku mbajtësi i AND-së u mbyll brenda një qelize embrionale. Një goditje elektrike nisi ciklin e ndarjes së embrionit dhe në fund të procesit doli në dritë Dolly.

Por e gjitha kjo erdhi nëpërmjet një procedure jo efikase. Duhej që të shpenzoheshin plot 277 embrione që të mund të krijohej dhe lindte delja. Në ditët e sotme, teknikat janë përmirësuar, por klonimi i kafshëve për t?u mbarështuar është ende një sektor jo shumë i zhvilluar, pavarësisht se në zgjerime sipër, që varet edhe nga rregullat në vende të ndryshme.

Në 2008, SHBA-ja pranoi klonimin e lopëve, dhive dhe derrave që përdoren sidomos për riprodhim, ndërkohë që në Europë, Parlamenti Europian votoi për të mos lejuar klonimin e kafshëve dhe shitjen e mishit dhe të qumështit të marra nga kafshë të klonuara.

Në Kinë një kompani private planifikon që të prodhojë 100 mijë viça të klonuar, për t?i therur më pas e për t?iu shitur mishin.

Në realitet, procesi i vështirë i klonimit të deles Dolly, tani ka kryer hapa me rëndësi.

Zbulimi në vitin 2006 nga ana e shkencëtarit japonez, Shinya Yamanaka të mënyrës për të përfituar qeliza staminale shumë efektive, të afta që t?i japin jetë të gjitha indeve, në një farë mënyre e tejkaloi procesin e klonimit, që përveçse është më i vështirë, kërkon manipulimin e embrioneve.

Janë të pakta laboratorët në botë që ende kërkojnë të ndjekin rrugën e krijimit të qelizave staminale duke nisur që nga embrionet. Të ashtuquajturat staminalet e shumë efektshme të ndërfutura, janë sot në bazë të pjesës më të madhe të kërkimit në këtë sektor.

Këlyshë e kafshë të rralla

Me procesin e klonimit u përfol se kompani të ndryshme do të përdorin teknologjinë për të rikrijuar kopje të kafshëve të shtëpisë, apo të gjallesave të rralla.

Por një gjë e tillë nuk është aspak e thjeshtë. Përqindjet e suksesit nuk janë të larta dhe nuk ka natyrisht asnjë garanci që kloni të jetë, në sjellje, kopja e kafshës së zhdukur.

Por në merkato vazhdon që të qëndrojë një kompani në Korenë e Jugut që ofron klonimin e qenve për rreth 80 mijë euro. U përfol edhe për klonimin e kafshëve që bëjnë pjesë në specie në rrezik zhdukjeje, ose madje të kafshëve që tani janë zhdukur, si p.sh mamuthët. Por deri tani asnjë projekt nuk është bërë realitet.

Ndërkohë që ideja për të klonuar në qenieje njerëzore është jashtë realitetit, duke qenë se mbart rreziqe të mëdha.

E ndërsa klonimi është zhdukur nga interesimi i opinionit publik, ai i ka hapur rrugën një sërë fushash. Idetë e shkencëtarëve për mënyrën se si mund të manipulohen qelizat janë shtuar dhe ka lindur sektori i mjekësisë rigjeneruese.

Po Dolly?

Delja më e famshme e botës ngordhi në 2003, në moshën 6-vjeçare. Duhet thënë se për një dele kjo është një ngordhje e parakohshme, për shkak të një infeksioni në mushkëri. Për shumë vite u debatua nëse fakti që ajo ishte një gjitar i klonuar kishte ndikuar në një farë mënyre në shëndetin e saj, duke provokuar një lloj plakjeje të parakohshme. Megjithatë, shumica e shkencëtarëve, nuk mendonin se klonimi ndikoi në shëndetin e saj.

Etiketa: gjitareklonim

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Prill 2026

07:45 - 21/04/26
Para
Vaksinimi i popullsisë, Rama: Nisëm të parët në rajon… (Por ngelëm rrugës)

Vaksinimi i popullsisë, Rama: Nisëm të parët në rajon... (Por ngelëm rrugës)

TË FUNDIT

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Botë

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që...

Lexo më shumë
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com