GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” të Ramës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku ndodhet Ervis Martinaj? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ende nuk dihet fati i një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për Ervis Martinajn, për të cilin kryeministri Edi Rama tha se duhet të tregohet pak durim.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për çështjen, ai tha se kjo do të zgjidhet shumë shpejt.

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot për Ervis Martinaj, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”-u shpreh Rama

Pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë, një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Elton Qyno, i cili shprehet se përgjigja për fatin e Ervis Martinajt është në xhepin e Edi Ramës, ndërsa policia pret “habere” nga njerëzit e oborrit të qeverisë.

Ai  shkruan se “pra, ky zotëria aktualisht e ka një përgjigje definitive, mbi fatin e Ervis Martinaj. Por sa të vijnë dhe ca prova në tavolinë, atëherë do shprehet Policia e Shtetit, nëse Martini është gjallë apo ka vdekur.

Shikoni se gjatë kësaj kohe, mos i ndryshojnë provat rrugës kryeministrit.

Dukshëm që me deklaratën e parë në fushatën elektorale në Lezhë, me të dytën para policëve të Shtetit, dhe sot me të tretën, këtë ngjarje dhe këtë personazh të biznesit dhe botës së krimit në Shqipëri, e ka kthyer çështje personale.

Njësoj siç dikur ktheu Sali Berisha në personale emrin e Aldo Bares, duke sulmuar politikisht përmes emrit të Bares, zyrtarë të PS të asaj kohe. Njësoj edhe Rama sot ka kthyer në personale emrin e Ervis Martinit, duke sulmuar politikisht segmente të caktuara të PD-së.

Njëherësh personalizimi vjen edhe për faktin se Martini dihet tashmë publikisht, që është kundër njerëzve të oborrit, me të cilët Rama ulet çdo ditë dhe flet për plane biznesi dhe baste sportive.

Gjallë apo vdekur Ervis Martini, kjo nuk ka shumë rëndësi për Ramën. Ai që sot e tha, se përgjigja definitive, e cila i jep fund spekullimeve, është në xhepin e tij.

Por do bëhet publike sa të sjellin dhe ca prova tek Rama, njerëzit e oborrit që janë koordinatorë politikë tek Grupet Kriminale. Se realisht këtë ngjarje, po e hetojnë paralelisht biznesmenët e oborrit dhe policia. Por me sa duket, kjo e fundit përparimin e hetimeve, e ka shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Policia ushqehet me infot e fundit nga njerëzit e oborrit të Ramës.

Avdylët e Shijakut, kanë të njëjtën përgjigje që ka dhe mban në xhep sot, Edi Rama. Policia jonë, di çfarë i thonë ata. Kur ti thonë ata që dil e thuaje kështu, do e thotë policia. Por sido që të jetë puna, në të dyja variantet si gjallë apo si vdekur, policia nuk di asnjë nga autorët.

Policia sot për sot, ka një përgjigje jo publike për gjithçka çfarë ka ndodhur me Ervis Martinin. Por s’di kush janë autorët e vrasjes ose anasjelltas inskenimit. Nëse do na thotë një version, duhet të na thotë dhe autorët. Rama dhe Patronazhistët e tij, i dinë të gjitha. Madje dhe targën e makinës së Drejtorit të Basteve” shprehet ai.

Etiketa: Edi RamaErvis MartinajKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
“Drejt fazës finale”, Brukseli afron Kosovën për liberalizimin e vizave

“Drejt fazës finale”, Brukseli afron Kosovën për liberalizimin e vizave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com