GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku shkoi Investimi 16.6 mln euro? Si dështoi projekti i vaditjes i Bankës Botërore në Fier

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku shkoi Investimi 16.6 mln euro? Si dështoi projekti i vaditjes i Bankës Botërore në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare nuk kursen as paratë e dërgua nga donatorë të huaj kur vjen fjala për vjedhje. Mbrëmjen e sotme Fiks Fare denoncoi dështimin e një projekti prej miliona eurosh të investuara nga Banka Botërore për vaditjen në qarkun e Fierit. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorë të fshatrave në Patos, përkatësisht të Zharrzës, Sheqishtes, Frashërit dhe Novoselës. Sipas ankesave, të shoqëruara edhe me video, në zonë ishte bërë një investim në vitin 2016, për vaditjen e tokave bujqësore, por një pjesë e projektit ishte dëmtuar.

Por, një pjesë e kanalit të bërë në vitin 2016 dhe 2017 ishte dëmtuar dhe ishin vendosur tuba të diametrit të madh. Por, ato tuba ishin hedhur në kanal. Fiks Fare mësoi se në atë zonë ishte bërë investimi vitet e fundit, madje paratë ishin dhënë nga Banka Botërore.

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, projekti i vaditjes i skemën Kurjan – Strum ka filluar në vitin 2016 nga Ministria e Bujqësore. Madje, sipas një dokumenti, janë bërë edhe dëgjesa publike në qershor 2016, teksa në të shkruhet se agjencitë e financimit janë Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Një muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë përgatiti planet e menaxhimit për rehabilitimin e skemave të ujitjes. Madje, sipas hartës shoqëruese, do të mundësohej vaditja nga Strumi në Roskovec e deri në Zharrëz të Patosit, në kufi me Fierin.

Në tetor të vitit 2016, Ministria e Bujqësisë hapi tenderin, ku një nga skemat që përfshihej ishte edhe “Kurjan-Strum”, me zonë mbulimi 4,730 ha dhe gjatësi kanale kryesore dhe dytësore 88 km. Në datën 9 dhjetor 2016, Ministria e Bujqësisë ka shpallur fituesin e kontratës “rehabilitimi i 5 skemave të ujitjes” të lotit 1, ku përfshihej edhe skema Kurjan – Strum. Vlera e këtij tenderi ishte 2 miliardë lekë të rinj, ose rreth 16.6 milionë euro.

Por, megjithëse janë hedhur kaq para, një pjesë e kanalit nuk funksionon. Një nga kanalet e rikonstruktuar në 2017, që merr ujin nga Ujëmbledhësi i Kurjanit dhe e dërgon në tokat bujqësore të fshatit Novoselë, Sheqishte, Frashër dhe Zharrës, nuk është funksional. Me këtë kanal duhet të vaditeshin rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Kamera e Fiks Fare filmoi tubat të hedhur anës kanalit, të cilët kanë një diametër shumë të madh. Sipas informacioneve, këto tuba duhet të përdoreshin për kalimin e ujit në atë vend, pasi kanali kalon në një kodër dhe vendi i tubave është më i ulët sesa kanali në vijim.

Fiksi bisedoi me disa banorë të Zharrzës, të cilët ankohen se s’kanë ujë në tokat bujqësore. Sipas tyre, ata kanë bërë puse, ndërsa s’ka ujë në kanale. Tregojnë se, në një kodër pranë Zharrzës, e cila e merr ujin për vaditje nga Ujëmbledhësi i Kurjanit, në Roskovec, janë vendosur disa tuba, të cilat nuk funksionojnë.

 

Sipas tyre, bujqësia është lënë pas dore, ndërsa për të vaditur përdorin puse e ç’të mundin. Më tej pohojnë se, para viteve ’90 Zharrza ka pasur një rezervuar, nga ku vaditej, por tani e ka marrë privati dhe nuk funksionon.

Pas konstatimit të problematikave, gazetarët e Fiks Fare biseduan me Lindita Boccollin, specialiste te Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, e cila ka nën administrim të gjitha kanalet parësore të vaditjes. Ajo tregoi edhe skemën e ujitjes në zonë, ndërsa saktësoi se uji në atë kanal shkonte nga Ujëmbledhësi i Kurjanit. Por, ditën që shkoi grupi i xhirimit i Fiks Fare, uji ishte ndërprerë për shkak të përmbytjes së një kulture bujqësore me grurë, për shkak të prishjes së kanalit. Ajo thotë se në vitet 2016 dhe 2017 ka pasur një investim nga Banka Botërore për skemën ujitëse nga Rezervuari i Kurjanit, i cili përfshin edhe kanalin për në Sheqishte, Zharrëz, Novoselë dhe Frashër.

Sipas saj, kanali është bërë me veshje betoni, ndërsa gazetarët e pyetën se për çfarë ishin vendosur tubat në atë zonë. Specialistja tregoi se në atë vend ka pasur shkarje të zonës dhe është bërë një studim që uji në atë vend të kalonte me tuba të mëdhenj, pasi në atë zonë, kanali kthehet në një liqen. Por, ky investim nuk ka funksionuar, pasi uji që ishte në kanal ngrinte nga niveli tubat e diametër të madh dhe për pasojë ato tuba janë hequr dhe janë vendosur jashtë kanalit. Sipas saj, uji tani kalon me sistemin e vjetër dhe se kjo Drejtori po pastron kanalin. Por, do të duhet një tjetër studim gjeologjik apo investim që ai kanal të jetë 100 % funksional./TCH/

Etiketa: abuzimBanka Boteroredeshtim inevstimiFierPatos

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
Pushimet iu kthyen në tmerr, operohet për herë të dytë i riu që u përplas nga gomonia në Jalë

Pushimet iu kthyen në tmerr, operohet për herë të dytë i riu që u përplas nga gomonia në Jalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:42 - 04/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com