GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ku shkojnë këto para?”, Sula akuza Ramës: Ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ku shkojnë këto para?”, Sula akuza Ramës: Ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë pensionistët dhe familjet në mëshirë të fatit.

Sipas tij, korriku ishte muaji i fundit që pensionistët dhe familjet në nevojë morë 30 mijë lekë të vjetra nga shteti për të përballuar rritjen e çmimeve.

“Ndërkohë qeveria ka shtyrë për në Shtator rishikimin për një paketë të dytë ndihme ekonomike për më të pamundurit. Ministria e Financave nuk e rishikoi buxhetin, duke i lënë mijëra familje në nevojë dhe pensionistë pa bonusin prej 3 mijë lekësh gjatë muajve të verës. Sipas logjikës së kabinetit qeverisës të shkëputur nga realiteti, në Gusht e Shtator pensionistët e familjet në nevojë nuk duhet të konsumojnë ushqim e nuk duhet të paguajnë energjinë elektrike sepse ndonëse do duhet të jepte më shumë për këtë kategori, qeveria e zyrave të luksit nuk do u jap as 30 mijë lekëshin e vjetër. Besoj ju kujtohet të dashur qytetarë sesi në javët e fundit para mbarimit të sesionit qeveria u ngrit në peshe për të miratuar aktin normativ për ti dhënë oligarkëve rreth 60 milionë euro shtesë për subvencionuar rritjen e çmimeve te materialeve për punët publike. Oligarkët të cilët diskutojnë sesi te shtojnë llogarite me miliona euro nuk prisnin ndërkohë qe pensionistet dhe familjet ne nevoje që diskutojnë mbijetesën duhet te presin përtej Shtatorit për te marre lëmoshën. Të gjitha statistikat tregojnë për një fryrje të buxhetit të shtetit për shkak se marrin më shumë para nga taksat prej rritjes së çmimeve. 342 milionë euro më tepër sesa ishte parashikuar u arkëtuan në buxhetin e shtetit për 4 muajt e parë të këtij viti”, shkruan Sula.

Deputeti vijon me tej duke ngritur pyetjen se ku shkojnë këto para që dalin nga xhepat e qytetarëve.

“Ndërkohë së fundmi rezulton se Drejtoria e Doganave ka mbledhur 170 milionë euro më tepër sesa ishte parashikuar. Të gjitha këto janë për shkak të rritjes së sasisë së taksave nga rritja e çmimeve. Por megjithëse qeveria ka mbledhur gjysmë miliardi euro më tepër taksa nga sa ishte parashikuar, është vendi i fundit në rajon për paketën e ndihmës për qytetarët për të përballuar krizën. A mund të na thotë dikush se ku shkojnë këto para që dalin nga xhepat e qytetareve? Ne kemi qeverinë më të çuditshme në bot. Kemi sufiçit por shtojmë edhe më shumë borxhet. Ku shkojnë këto para? (Pyetje retorike, sepse dihet, te oligarkët e pushtetarët e korruptuar)”, ka shkruajtur deputeti demokrat.

Etiketa: Dashnor SulaKryesore1

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Zuri vendin e Metës në Presidencë, kush e zëvendëson Bajram Begajn si shef shtabi i ushtrisë

Zuri vendin e Metës në Presidencë, kush e zëvendëson Bajram Begajn si shef shtabi i ushtrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

Është zbardhur identiteti i 39-vjeçarit shqiptar që u vra me armë zjarri në një atentat në zonën e Orihuela Costa,...

Lexo më shumë
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com