GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën

15:56 - 07/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku shkuan 70 mln € për kanalizimet? Ujërat e zeza “pushtojnë” Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave të investimeve reale.

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nxjerr në pah një panoramë shqetësuese: Investime të pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

Në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizohet se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë, shuma e investimeve për sistemin e kanalizimeve, mbetet shumë larg nevojave reale.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen në kanalizime, duke u luhatur në disa raste nga 2% deri në 58%.

“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë në vitin 2015, ku pesha  e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore, ndërsa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2.1%, pavarësisht se ishte viti me buxhetin më të madh total të investimeve (rreth 2.8 miliardë lekë). Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7.038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë” thuhet në auditim.

Në raportin e publikuar të KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, shpesh e dëmtuar dhe në shumë zona funksionon në kapacitet maksimal, duke shkaktuar përmbytje gjatë reshjeve të dendura dhe derdhje direkte të ujërave të ndotura në lumin e Lanës dhe lumin e Tiranës.

KLSH nënvizon se deri në vitin 2022, 50% e popullsisë urbane nuk kanë patur kanalizime të menaxhuara në mënyrë të sigurtë. Ndërsa një tjetër shqetësim i konstatuar në auditim është edhe fakti se 30% e popullsisë përdor sisteme jo të lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim të mëtejshëm.

Ujërat e zeza derdhen direkt në lumenj

Sipas raportit të KLSH, ujërat e ndotura në kryeqytet vazhdojnë të derdhen drejtpërdrejt në lumenj, përfshirë Lanën dhe lumin e Tiranës, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve të mjaftueshme, në kundërshtim të hapur me Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjellë përkeqësim të vazhdueshëm të situatës.

“Zhvillimi i infrastrukturës nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit të shpejtë, duke krijuar risk serioz për ndotje mjedisore, përmbytje dhe shëndetin publik” thekson auditimi.

Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lanës ka rreth 85 pika shkarkimi që derdhen në të, shumica e të cilave ndodhet në segmentin e sistemuar, por pavarësisht kësaj, gjatë reshjeve të dendura, rrjeti i  kanalizimeve nuk arrin të përballojë volumin e ujërave, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të  kryeqytetit.

Lana është kthyer prej dekadash në një kanal të hapur ujërash të zeza në zemër të Tiranës, si rezultat i ndërhyrjeve të njëpasnjëshme urbane dhe mungesës së investimeve funksionale në kanalizime dhe trajtim të ujërave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoqën përroit funksionin natyror, ndërsa derdhja direkte e ujërave të ndotura zhduku jetën biologjike dhe krijoi ndotje kronike, erë të rëndë dhe rrezik shëndetësor.

Prej viteve ’80 janë propozuar zgjidhje teknike për furnizim me ujë dhe ndërtim impiantesh pastrimi, janë hartuar projekte dhe janë shpallur financime prej qindra milionë euro, por shumica e tyre nuk u përfunduan kurrë.

Raporti i KLSH-së nxjerr në pah një realitet të hidhur: Tirana po zgjerohet mbi një infrastrukturë kanalizimesh të mbingarkuar, pa investime të duhura dhe të keqmenaxhuar, duke bërë që banorët e kryeqytetit të përballen me pasoja mjedisore dhe shëndetësore./ACQJ

Lajme të lidhura

Përmbytjet/ Kryebashkiaku Ndreu pranon përgjegjësinë: Edhe unë kam faj, por…
Breaking Views

Përmbytjet/ Kryebashkiaku Ndreu pranon përgjegjësinë: Edhe unë kam faj, por…

18:55 - 08/01/26
Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës
Aktualitet

Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës

18:41 - 08/01/26
Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve
Aktualitet

Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve

18:34 - 08/01/26
Para
I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbytjet/ Kryebashkiaku Ndreu pranon përgjegjësinë: Edhe unë kam faj, por…
Breaking Views

Përmbytjet/ Kryebashkiaku Ndreu pranon përgjegjësinë: Edhe unë kam faj, por…

18:55 - 08/01/26

Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të...

Lexo më shumë
Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës

Emiriana Sako nxjerr alibi për hetimin: Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës

18:41 - 08/01/26
Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve

Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve

18:34 - 08/01/26
‘Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri

‘Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri

18:27 - 08/01/26
“Do përballemi…”, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë u sjell mesazhin e Trump krerëve të SPAK dhe BKH: Luftë korrupsionit dhe karteleve

“Do përballemi…”, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë u sjell mesazhin e Trump krerëve të SPAK dhe BKH: Luftë korrupsionit dhe karteleve

18:19 - 08/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com