GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikimi në Katar 2022, Keidi Bare: Mund t’ia dalim si në Euro 2016

12:20 - 02/06/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikimi në Katar 2022, Keidi Bare: Mund t’ia dalim si në Euro 2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Keidi Bare, mesfushori i Espanyol dhe kombëtares shqiptare, ka folur para miqësores kundër Uellsit, që zhvillohet më 5 qershor. Fieraku ka folur për këtë duel dhe sfidën tjetër ndaj Çekisë: “Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, pasi në shtator kemi dy ndeshje akoma më të rëndësishme. Do provojmë veten në këto dy ndeshje”.

“Mesfusha? Për mesfushën jemi lojtarë shumë të rinj, pavarësisht se në këtë grumbullim kemi mungesa. Jam i bindur se i gjithë ekipi do japë maksimumin në fushë, siç ka bërë edhe në stërvitje. Besoj se në këto ndeshje do tregojmë vlerat tona, për të arritur diçka të mirë. Shpresoj që në fushë të jemi të gjithë në nivel të lartë”.

Edhe rezultati kërkohet nga ne, pasi të jep moral të lartë. Dua të them që duhet të formojmë grupin, duhet të bëjmë ndeshje të mira. Në shtator na presin ndeshje të vështira. Do provojmë t’ia arrijmë qëllimit të bëjmë mirë”.

“Espanyol? Do doja shumë që të isha për shumë vite te Kombëtarja dhe tek Espanyol. Duhet të punoj fort, të jem i fokusuar dhe t’i bëj gjërat mirë. Jam shumë më i pjekur, pasi shumë lojtarë më kanë ndihmuar shumë”.

“Unë kam edhe 4 vite në kontratë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë dhënë mbështetje dhe më duan shumë atje. Tani jam në LaLiga, që e kam ëndërruar prej kohësh. Çdo lojtar e do këtë kampionat dhe unë e kam realizuar këtë ëndërr”.

“Kualifikim në Botërorin e Katarit? Asgjë nuk është e pamundur. Siç u arrit kualifikimi në Europian, pse të mos e arrijmë kualifikimin në Botërori. Do bëjmë të pamundurën për këtë”.

“Golat? Sot lojtarët që shënojnë, janë lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Kjo nuk do të thotë gjë, pasi në fushë janë 11 vetë që luajnë. Do isha shumë i lumtur të vazhdoj të shënoj gola. Tek ekipi im nuk luaj në të njëjtin pozicion siç jam këtu në Kombëtare. Këtu jam më afër portës”, përfundon Bare. 

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Shehaj nga Kavaja: S’mund t’i themi demokratëve edhe humbëm edhe fituam

Shehaj nga Kavaja: S’mund t’i themi demokratëve edhe humbëm edhe fituam

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com