GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikueset e Euro 2024, ja rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset e Euro 2024, ja rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë përfunduar 11 përballjet e mbrëmjes së sotme, ku përveç përfaqësueseve që nuk kanë bërë asnjë hap të gabuar, ka patur dhe shumë rezultate surprizuese ku ndër to është dhe humbja e Polonisë në transfertën e Moldavisë, ku pritej vetëm fitore.

Kështu, në grupin A, “vikingët” e Erling Haaland, nuk kanë bërë asnjë gabim, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër 3 me 1, Qipron falë golave të Solbakken, në pjesën e parë dhe dopietës së Erling Haaland, në pjesën e 2-të, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënuan Grigoris Kastanos. Ndërkaq, përballja tjetër, mes Skocisë e Gjeorgjisë është ndërprerë që prej minutës së 12’-të, pas reshjeve të dendura të shiut.

Në grupin E, ku bëjnë pjesë dhe “legjionarët” tanë ka ndodhur dhe një prej surprizave të mbrëmjes, ku Moldavia ka mundur me rezultatin e ngushtë 3 me 2 Poloninë, pas dopietës së Nicolaescu e golit të Baboglo, të cilët nxorën të “pavlefshëm” golat e Milik e të Robert Lewandovski.

Në grupin F, Austria ka mundur në Vjenë, Suedinë me rezultatin e pastër 2 me 0, pas dopietës së Christoph Baumgartner, në 10 minutëshin e fundit të lojës. Në përballjen tjetër të këtij grupi, 2 golat e Romelu Lukaku e një gol i Bakayoko kanë mjaftuar për të siguruar një fitore të Belgjikës, me rezultatin 3 me 0 ndaj Estonisë.

Në grupin G ka ndodhur dhe surpriza e dytë e mbrëmjes, aty ku Bullgaria ka ndalur në transfertë Serbinë, me përballjen që ka përfunduar me rezultatin 1 me 1, pas golave të Despodov për vendasit e Lazovic në minutën e 97’-të të sfidës për Serbinë. Në krahun tjetër, Hungaria regjistroi fitoren e 2-të këto kualifikuese, ku golat e Varga e Sallai mjaftuar për të mundur Lituanën.

Ndërkaq, në grupin J, Cristiano Ronaldo ka udhëhequr “luzitanët” e tij drejt fitores 0 me 1 ndaj Islandës, Luksembugur mundi me rezultatin e pastër 0 me 2, Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa  Sllovakia mundi me rezultatin 0 me 1, Lihtenshtejnin.

Të gjitha rezultatet:

Grupi A

Norvegji 3 – 1 Qipro

Skoci 1 – 0 Gjeorgji (e papërfunduar)

Grupi E

Ishujt Faroe 1 – 2 Shqipëri

Moldavi 3 – 2 Poloni

Grupi F

Austri 2 – 0 Suedi

Estoni 0 – 3 Belgjikë

Grupi G

Bullgari 1 – 1 Serbi

Hungari 2 – 0 Lituani

Grupi J

Lihtenshtejn 0 – 1 Sllovaki

Islandë 0 – 1 Portugali

Bosnje e Hercegovina 0 – 2 Luksemburg

Etiketa: rezultata

Lajme të lidhura

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!
Breaking Views

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Para
Seferi: Më gëzon fitorja por duhej që të…

Seferi: Më gëzon fitorja por duhej që të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com