GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikueset e Euro 2025 për U-19 luhen në Shqipëri, zbardhet kalendari i kuqezinjve

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset e Euro 2025 për U-19 luhen në Shqipëri, zbardhet kalendari i kuqezinjve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë këtë muaj një tjetër turne të rëndësishëm europian. Pas organizimit të ndeshjeve të raundeve të para të kualifikueseve të Europianit 2025 për moshat U-17 djem e vajza, tashmë FSHF do të organizojë edhe sfidat e raundit të parë të Euro 2025 për moshën U-19 për djem.

Kuqezinjtë e Julian Ahmatajt janë në kërkim të suksesit të madh, teksa synojnë kualifikimin në Elite Round. Shorti i ka shortuar në grupin 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën e Irlandën e Veriut. Një grup i vështirë, por jo i pamundur për kuqezinjtë e vegjël. Ndeshjet do të luhen në datat 13, 16 dhe 19 nëntor në aksin Elbasan – Tiranë – Durrës. Shqipëria do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa miqtë do të luajnë në stadiumet “Niko Dovana” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja e drejtuar nga Ahmataj zbret në fushë me 13 nëntor, teksa luan sfidën e parë ndaj Izraelit në ora 14:00. Në të njëjtën ditë, Irlanda e Veriut luan ndaj Danimarkës në stadiumin “Niko Dovana” në ora 12:00.

Tre ditë më vonë do të luhen ndeshjet e dyta të këtij raundi. Shqipëria përballet me Danimarkën në ora 14:00 ndërsa Izraeli luan me Irlandën e Veriut në ora 12:00 në “Niko Dovana”.

Ndeshjet e treta dhe të fundit të këtij raundi do të luhen në të njëjtën orë, 15:00. Shqipëria luan sfidën e fundit ndaj Irlandës së Veriut në “Elbasan Arena” ndërsa Danimarka mat forcat me Izraelin në “Shtëpinë e Futbollit”.

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19

Irlandë e Veriut – Danimarkë, 13 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Izrael – Shqipëri, 13 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”

Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Etiketa: Euro 2025Shqiperi

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Erdogan në OKB: Ashtu sikurse e ndaloi Hitlerin, njerëzimi mundet edhe Netanyahun

Turqi, ndryshime ligjore për të lejuar Erdogan të kandidojë sërish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com