GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikueset e Europianit 2023, Kombëtarja fiton ndeshjen përgatitore

12:59 - 03/09/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja me Çekinë në transfertë, Mehmeti: Është e sigurt, do fitojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-21 po vazhdon përgatitjet për ndeshjen që do të zhvillojë ndaj Republikës Çeke në transfertë më 6 shtator, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.

Skuadra është grumbulluar në Elbasan që prej ditës së diel, ku po vazhdon stërvitjet intensive, me nga dy seanca çdo ditë.

Ditën e enjte, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Akademisë së Futbollit U-19, ku ka fituar bindshëm me rezultatin 5-0, me kuqezinjtë që ishin dukshëm superiorë gjatë gjithë ndeshjes. Golat u shënuan nga Karrica e Marinaj, të cilët realizuan nga një dy golësh secili si dhe sulmuesi i Vllaznisë, Mehdi Çoba. Bushi hodhi në fushë këtë formacion: Molla, Marku, Selmani, Pëllumbi, Ismajlgeci, Çelhaka, Lakti, Mehmeti, Karrica, Nikqi, Çoba. Në pjesën e dytë të lojës, tekniku kuqezi aktivizoi edhe lojtarët e tjerë të grumbulluar për ndeshjen ndaj Çekisë.

Ndërkohë, lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Alban Bushi ka pësuar sërish ndryshime. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mesfushori Armando Dobra nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar skuadrës për arsye personale dhe nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve në këtë ndeshje. Ndërkaq, siç ishte parashikuar edhe në grumbullimin paraprak, edhe Eljon Tuci nuk do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Bushi, duke iu bashkuar Kombëtares U-19 të Cungut, që do të zhvillojë ditën e premte në stadiumin “Selman Stermasi” ndeshjen e parë ndaj Izraelit.

Kuqezinjtë do të nisen me 4 shtator drejt Republikës Çeke, ku do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për ekipin e Shpresave. Sfida e parë e luajtur më 4 qershor në Andorra përfundoi në favor të kuqezinjve, me shifrat 0-3.

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Veliaj, “kurbani” i Ramës?!

Veliaj, “kurbani” i Ramës?!

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com