GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kualifikueset për vajza, Florian Riza: Synojmë rikthimin në Ligën B

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kualifikueset për vajza, Florian Riza: Synojmë rikthimin në Ligën B
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e vajzave njohu të martën kundërshtaret për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”. Në shortin e hedhur nga UEFA në Nyon të Zvicrës, goglat e pozicionuan Kombëtaren e vajzave në grupin C5, përballë Estonisë dhe Luksemburgut.

Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza, ka komentuar shortin dhe rivalet e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”.

“Shorti na vuri përballë me Luksemburgun dhe Estoninë. Në fakt ne jemi kokë grupi dhe jemi në një grup me tre ekipe, i vetmi për Ligën C të kualifikueseve për Europianin “Zvicër 2025”. Ekipet janë relativisht të forta, por mendoj që edhe ne jemi një ekip i fortë dhe pretendentë për të dalë të parët, për të kaluar më pas në Ligën B.

Objektivi? – Rikthimi në Ligën B të UEFA Women’s Nations League, është një objektiv për ekipin tonë”,  tha fillimisht Florian Riza.

Më tej, Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF shpjegoi edhe skemën e kualifikueseve në rrugën drejt Europianit “Zvicër 2025”.

“Skema funksiononë e tillë, që vendi i parë i çdo grupi në Ligën C, pra pesë prej tyre dhe tre të dytat më të mira, pra tetë ekipe do të ndeshen në raundin e parë Play-off me katër ekipet e fundit dhe katër ekipet e parafundit të Ligës A. Fitueset e këtij Play-off do të ndeshen me fitueset e Play-off të Ligës B, që në total do të bëjnë 14 ekipe dhe prej tyre do të dalin shtatë ekipe, që do t’i bashkohen tetë ekipeve të para të Ligës A dhe Zvicrës që organizon “Euro 2025” për vajza.

Kalendari? – Shorti i UEFA-s na i vuri data e ndeshjes në një pozicion të vështirë, por ne arritëm që nëpërmjet komunikimit me dy ekipet e tjera kundërshtare të përcaktonim një short tonin. Pra ndeshja e parë do të luhet në Luksemburg më datë 5 prill, e dyta më 9 prill ndaj Estonisë në “Air Albania”. E treta do të jetë në Estoni më datë 31 maj dhe ndeshja e fundit në “Elbasan Arena” me Luksemburgun”, tha Florian Riza.

 

Etiketa: florian rizakualifikueseliga bVajza

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Zhupa mbështet banorët e lumit të Vlorës: Kundër projektit që…

Zhupa mbështet banorët e lumit të Vlorës: Kundër projektit që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com