GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Kujdes nga tatuazhet, paralajmërimi i mjekes: Mund të infektoheni me HIV/AIDS

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujdes nga tatuazhet, paralajmërimi i mjekes: Mund të infektoheni me HIV/AIDS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e tendencës për të bërë tatuazhe, shihet me shqetësim nga dermatologët. Për mjeken Monika Fida, rreziku vjen jo vetëm nga kimikatet që përmbajnë bojërat, por edhe infeksionet. Ajo u bën thirrje të rinjve të mos mbulojnë nishanet, pasi do të vështirësonin identifikimin e disa lloje sëmundjesh.

“Individi e ekspozohet ndaj infeksioneve të ndryshme. Infeksione që merren qoftë nga boja deri tek gjilpëra. Mund të jenë infeksione të lehta, por mund të merren edhe të rënda siç është hepatiti apo HIV-I.  Nga ana tjetër një grup patologjisë është edhe patologjitë të dermatiteve alergjike. Individi mund të jetë i ndjeshëm ndaj bojës dhe gjilpërës.

Mund të jenë nga lehtat deri tek të rëndat që rrezikojnë jetën. Mos të përmend kostot. Dua të apeloj që të mendohen mirë përpara bërjes së një tatuazhi. Shpesh herë duke bërë një tatuazh, individët mbulojnë nishanet dhe duke mbuluar nishanet nuk arrihet të kuptohet evolucioni i këtij nishani. E bën shumë më të vështirë identifikimin e kancerit të lëkurës apo melanomës tek ky individ”, tha Monika Fida.

Po aq me risk sa edhe bërja e tatuazheve, është edhe heqja e tyre.

“Por të heqësh një tatuazh nuk është kaq e lehtë siç është bërja e një tatuazhi. Shpesh herë individët i drejtohen qendrave jo të specializuara. Nga një tatuazh i thjeshtë mund të digjet lëkura dhe mund të formohen disa formacione të ngritura në lëkurë si pasoje e përdorimit të lazerave nga persona jo të certifikuara”, tha Monika Fida.

Për të shmangur infeksionet apo patologjitë që shkojnë deri në kancer të lëkurës, Fida thotë se duhet të zgjidhen qendra të certifikuara.

“Duhet të zgjidhet një qendër e certifikuar, që aplikon gjilpëra një përdorimshme. Nëse kemi vendosur të bëjmë një tatuazh, duhet të zgjedhim një qendër të certifikuar. Boja e tatuazhit mund të ketë efekt onkogjen në një hark kohor të zgjatur, pas 20-30 vitesh”, thotë Fida.

Bojërat e tatuazheve përmbajnë një sërë materialesh toksike dhe kancerogjence, e pasoja që shpesh shfaqen pas 2 apo 3 dekadash. Nga një vëzhgim në qendrat estetike del se krahas kërkesave për të bërë tatuazhe, janë rritur edhe ato për heqjen e tyre./Report

 

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Jugu i boshatisur, habit Kumbaro: Muhabete Facebook-u, mediat e huaja tregojnë të kundërtën

Jugu i boshatisur, habit Kumbaro: Muhabete Facebook-u, mediat e huaja tregojnë të kundërtën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Breaking Views

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26

Një shkresë urgjente e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, u...

Lexo më shumë
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com