GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kujt i takon logo e PD? Çështja mund të mos zgjidhet deri në 2025

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
14 Maji, Berisha: Farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas zgjedhjeve lokale, në datën 15 maj demokratët iu drejtuan Gjykatës së Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të gjykatës së Apelit dhe regjistrimin si të ligjshëm të kuvendit të 11 dhjetorit e rrjedhimisht njohjes së Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike.

Sekretari për çështjet ligjore Ivi Kaso shpjegon se sipas ligjit vendimi i gjykatës së Lartë duhet të kishte dalë brenda 30 ditëve, pra në 15 qershor.

“Sipas kuadrit ligjor çështjet shqyrtohen sipas rendit kronologjik. Për ta shpjeguar konkretisht nëse Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën, atëherë çështja e kuvendit të 11 dhjetorit rinis shqyrtimin edhe njëherë në shkallën e parë, në shkallën e dytë e më pas në Gjykatën e Lartë.

Pasi të mbarojë kjo, e njëjta procedurë do të ndiqet me çështjen e Gazment Bardhit dhe pasi të mbarojnë të gjitha këto do të nisë procesi për njohjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Në këtë situatë ka pak gjasa që në zgjedhjet e 2025 çështja e logos së Partisë Demokratike të marrë zgjidhje”, sqaron Kaso.

IVI KASO, SEKRETAR PER CESHTJET LIGJORE, PD-KOMISIONI I RITHEMELIMIT

“Përsëri gjykata e lartë përveç se veprimeve të para përgatitore pra hedhjes së shortit dhe përcaktimit të gjyqtarit relator, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër duke qenë në shkelje të hapur të dispozitave procedurale që rregullojnë shqyrtimin e këtyre çështjeve.”

Në dhjetor mbushen dy vjet nga moment që PD nisi betejën gjyqësore për legjitimitetin e drejtuesve të saj, por ende sot askush nuk mund të thotë se kur gjykata do të mbyllë debatin për këtë çështje.

“Eshtë një njollë turpi për sistemin e drejtësisë por veçanërisht për reformën e re në drejtësi që presupozohet të sillte një trajtim të një natyre krejt tjetër të çështjeve që mbartin një sensibilitet të lartë publik që çështja e legjitimitetit të organeve drejtuese të partisë më të madhe të opozitës, mbahet peng dhe është ende në kalendat greke pra nuk dihet ende se kur do të marrë zgjidhje.”

Janë 4 padi sot në gjykatë që lidhen me të drejtën për të mbajtur logon dhe vulën e Partisë Demokratike. Nga njëra anë është Edit Harxhi e cila prej një viti kërkon që gjykata të njohë dorëheqjen e Bashës në marsin e vitit 2022. Nga ana tjetër është lideri i opozitës Sali Berisha i cili pret vendimin e Gjykatës së Lartë, është Gazment Bardhi i cili ka kërkuar në gjykatë të mos njihet procesi i organizuar nga Lulzim Basha, dhe është vetë Basha i cili në shtator ka shkuar në gjykatë për të regjistruar statutin e tij të ri.

Sipas kuadrit ligjor çështjet shqyrtohen sipas rendit kronologjik. Për ta shpjeguar konkretisht nëse Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën, atëherë çështja e kuvendit të 11 dhjetorit rinis shqyrtimin edhe njëherë në shkallën e parë, në shkallën e dytë e më pas në Gjykatën e Lartë. Pasi të mbarojë kjo, e njëjta procedurë do të ndiqet me çështjen e Gazment Bardhit dhe pasi të mbarojnë të gjitha këto do të nisë procesi për njohjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Në këtë situatë ka pak gjasa që në zgjedhjet e 2025 çështja e logos së Partisë Demokratike të marrë zgjidhje.

“Unë besoj që qartësisht ky është qëllimi i mazhorancës e cila ushtron të gjithë instrumentat e saj të presionit në sistemin gjyqësor, instrumenta të cilat i ka jo të pakta me qëllimin e vetëm për ta mbajtur jo vetëm opozitën të përçarë, por për ta mbajtur opozitën në një krizë formale legjitimiteti, c ka do t’ia pamundësonte regjistrimin në një proces zgjedhor të afërt, qoftë ai i radhës i 2025 qoftë ky një proces zgjedhor i parakohshëm me simbolet të cilat demokratët i kanë zgjedhur lirisht “

Por edhe pse gjykata mund të mos shprehet deri në 2025, Lulzim Basha do të vazhdojë të përdorë logon e PD, pasi ka ende te vlefshëm vendimin e dhënë në vitin 2021 kur PD nuk ishte përçarë. Në këtë situatë mbetet për tu parë a do të krijojë apo jo një parti të re Sali Berisha?

Etiketa: GjyqetKasoLogo e PD

Lajme të lidhura

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Para
E rëndë në Greqi/ Babai shqiptar dyshohet se dhunoi foshnjën

Si humbi jetën fëmija 9 ditësh në QSUT, gazetarja rrëfen historinë e trishtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime
Sport

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dërguar një mesazh të fortë përpara finales së Kupës së Botës ndaj...

Lexo më shumë
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com