GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi, Hallaçi vijon me eksperimentet: Na mungon një…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kukësi, Hallaçi vijon me eksperimentet: Na mungon një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ndeshjes me Luzin, të cilën skuadra e Kukësit e fitoi me rezultatin 1-0 me golin e Mario Beshirajt, tekniku i verilindorëve, Rraman Hallaçi pohon se po provon të gjithë lojtarët, por pjesa e parë, ndaj ekipit të Luzit, kishte disa vështirësi.

“Testin e radhës e patëm me Luzin, një kundërshtar serioz. Sigurisht në vazhdojmë me aktivizimin e të gjithë lojtarëve, ku në çdo ndeshje po marrim pjesë 22 futbollistë. Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë ishte pak e vakët, pasi nuk patëm shumë lëvizshmëri dhe topin nuk e luajtëm shpejt, edhe pse u afruam disa herë te porta e kundërshtarit. Normalisht lojtarët janë pak të ngarkuar, duke ditur që jemi gjatë fazës përgatitore”, u shpreh fillimisht Hallaçi.

Më tej, gjatë intervistës për median shqiptare “Panorama Sport”, ai vlerëson mesfushorin Abdou Mbarak, i cili është edhe një nga lojtarët më me eksperiencë te blutë këtë sezon.

“Një lojtar në mesfushë si Abdou të jep shumë garanci në mbajtjen e topit, sidomos kur e ka kundërshtarin afër dhe ia del si gjithmonë edhe në situata të vështira. Është një lojtar kyç për ekipin”, vijoi më tej trajneri i Kukësit, që nuk i kursen elozhet për mesfushorin nga Mauritania.

 

VËSHTIRËSITË

Më pas, Hallaçi pohon se skuadra pati një tjetër nivel në pjesën e dytë, edhe pse e pranon se vuajnë pak para portës. Ai u “tërheq” veshin sulmuesve, ku kërkon më shumë efikasitet në mundësitë që krijohen.

“Në pjesën e dytë skuadra u shpreh më mirë dhe ishim më të qartë. Bëmë lojën që donim, daljet në krah ishin mjaft të mira, por para porte vuajmë pak. Skuadra shkon rrjedhshëm deri në zonën e rreptësisë dhe kjo do të thotë që pres shumë nga sulmuesit.

Duhet të jenë më efikasë në momentet kur skuadra punon për ta dërguar topin te zona e duhur. Po punojmë çdo ditë dhe po mundohemi të bindim lojtarët për stilin e lojës që kemi. Skuadra po rritet dhe kjo duket qartë në çdo stërvitje dhe ndeshje”, mbylli prononcimin e tij për gazetën tekniku i bluve.

Kukësi shpreson që të jetë gati për më 19 gusht, kur do të udhëtojë në transfertën shkodrane me ekipin e Vllaznisë. Kundërshtar që janë ndeshur dy herë në start dhe kanë një bilanc pozitiv, ku kanë koleksionuar një fitore dhe një barazim. Në Kukës shpresojnë që ta ruajnë këtë trend pozitiv edhe këtë sezon./PanoramaSport

Etiketa: hallaciKukesi

Lajme të lidhura

Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë
Sport

Kryesimi i grupit sjell shpërblimin e madh nga UEFA, ja sa arkëtoi Shqipëria me fitoren ndaj Bjellorusisë

10:55 - 16/11/26
Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë
Sport

Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë

07:33 - 16/11/26
Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur
Sport

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26
Para
Votoi në Primare, Alimehmeti për mediat: S’ka pasur incidente

Ulen aplikimet për mjekësi, Alimehmeti: Për këtë ka ndikuar…

Discussion about this post

TË FUNDIT

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq
Aktualitet

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq

14:27 - 16/11/26

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda...

Lexo më shumë
Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator

14:06 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

13:39 - 16/11/26
SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë

SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë

13:23 - 16/11/26
Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

13:15 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com