GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi, mesfushori i besuar i Hallaçit rikuperohet plotësisht

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Periudhë e errët për Kukësin, mposhtet në miqësoren ndaj modestëve nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Verën e kaluar Kukësi bëri shumë lëvizje në merkato, duke afruar lojtarë cilësorë dhe që mund t’i jepnin klubit petkun e një pretendenti.

Mirëpo, ai kampionat nuk shkoi si duhet dhe skuadra vetëm në javën e fundit siguroi qëndrimin në kategori. Për këtë arsye, pati largime drastike në radhët e tyre, me ekipin që këtë sezon po riformatohet plotësisht.

Një nga lojtarët që u afrua verën e kaluar, por që për shkak të një dëmtimi të rëndë u detyrua që qëndrojë një vit larg fushave, ishte edhe Arbër Basha. Mesfushori, duket se e ka kaluar plotësisht atë dëmtim dhe i është bashkuar sërish ekipit.

Madje, në miqësoren me Elbasanin, Hallaçi i rezervoi disa minuta në pjesën e dytë, ku e sheh si një lojtar të vlefshëm, i cili mund t’i bëjë punë në situatën aktuale që po kalon klubi. Më herët, Basha ka milituar për tri sezone në ekipin e Kastriotit apo edhe në Estoni me skuadrën e Narva Trans.

Me pak fjalë, 25-vjeçari mund të cilësohet si një afrim i ri, duke qenë se dëmtimi e la jashtë fushave për një sezon të tërë.

Nga ana tjetër, në skuadër janë afruar edhe shumë lojtarë që Hallaçi dhe Kërnaja i patën drejtuar tek ekipi i 21-vjeçarëve, duke ia u njohur potencialin dhe që janë katapultuar në ekipin e parë. Disa prej tyre madje kanë zënë vend në ekipin e parë dhe janë provuar në takimet miqësore.

Pritet që Kukësi i këtij sezoni të ketë një tjetër fytyrë dhe të jetë klubi më i ri në moshë po ta krahasojmë me ekipet e tjera të Superiores.

Nëse vitin e kaluar lojtari më i moshuar ishte 30 vjeç, si kapiteni Gjelbrim Taipi, këtë sezon gjasat janë që të ulet edhe më tej kjo moshë.

Madje, deri më tani asnjë lojtar nuk i kalon të 25 vjetët dhe nga emrat e lakuar në merkato janë të gjithë nën këtë moshë, çka nxjerr në pah një politikë krejtësisht të re të drejtuesve.

Klubi ka bërë kontrata afatgjata, me shpresën se lojtarët do të spikasin dhe në drejtim të tyre do të vijnë edhe oferta nga klube të tjera.

Edhe në të kaluarën Kukësi ka arritur të përfitojë diçka nga shitjet e lojtarëve, ndaj ka një histori pozitive në këtë aspekt.

Gjithsesi, primarja është që fillimisht të shpëtohet sezoni dhe Kukësi të mos vërë më në diskutim mbijetesën edhe këtë vit./PanoramaSport

Etiketa: hallaciKukesitaipi

Lajme të lidhura

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
Para
PSG “acarohet” me Mbappe: Je i pasinqertë, rinovo para datës 31 ose…

“Çështja Mbappe” PSG gjen akordin me sulmuesin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Breaking Views

Policia distancohet nga Rama? Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës

18:57 - 26/10/26

Një shkresë urgjente e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, u...

Lexo më shumë
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

18:41 - 26/10/26
Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

Studentët djegin fotot e Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Dorëheqja e panegociueshme

18:33 - 26/10/26
Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas protestës te Ministria e Arsimit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

18:23 - 26/10/26
Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com