GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi nis të shfaqet si kampion. Fitore në fushën e Luftëtarit dhe barazim me pikë me Skënderbeun

17:25 - 21/10/17
në Sport, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kukësi po shfaqet gjithnjë e më shumë si kampioni në fuqi i Superligës. Skuadra veriore bindi në fitoren 3-0 arritur në fushën e Luftëtarit Dihej që Mladen Milinkoviç ishte trajner I mirë. Drejtuesi serb I Kukësit, gjithsesi, e pati shumë të vështirë fillimin dhe u desh java e 7-të që në fushë të dukej skuadra që dëshiron dhe për të cilën po punon. Suksesi 3-0 në ish-qytetin e tij, Gjirokastër, dhe ndaj ish-ekipit të tij, Luftëtarit, ishte prova e qartë për këtë. Pavarësisht fatit në krah (me vendasit goditën dy herë shtyllat), sërish askush nuk mund të dyshojë për forcën e kuksianëve të Milinkoviçit, sidomos tani që kanë dy sulmues për ta dërguar topin në rrjetë. Elis Bakaj dhe Alijev po shënojnë radhazi dhe po vijnë edhe fitoret. Për momentin, Kukësi është barazuar me pikë me Skënderbeun favorit për titullin, nga 16 secili, dhe padyshim pretendimet janë për ta fituar titullin, pavarësisht vështirësisë. Presidenti Gjici me siguri duhet të ketë mbetur I kënaqur, dhe nuk do të kërcënojë me mospagim të rrogave, por më shumë të kënaqur duhet të kenë mbetur tifozët kuksianë. Nota e vetme negative e sezonit deri tani është humbja me Skënderbeun, por edhe pse ajo ndodhi në “Zeqir Ymeri”, sërish shanset janë që situata të ndryshojë për mirë. E rëndësishme është që Milinkoviç tashmë ia ka marrë dorën skuadrës së re dhe sidomos presionit më të madh që ekziston te kampionët, në krahasim me Luftëtarin. Gjithsesi, përveç Skënderbeut e Kukësit, dhe përveç Partizanit që po rikthehet, Superliga ka edhe një ekip që po synon për larg. Laçin e rezultateve të papritura. Nën drejtimin e trajnerit Mezani, kurbinasit fituan sërish, këtë herë 3-0 në “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjës duke dalë në vendin e tretë. Disfata solli edhe dorëheqjen e trajnerit lushnjar, Bano, me skuadrën nga Myzeqeja që mbyll renditjen dhe që duket se e ka të sigurt kthimin në Kategorinë e Parë.

Etiketa: Fitorekampion luftetariKamzesKukesi

Lajme të lidhura

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Para

Spanja pezullon autonominë e Katalonjës

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com